Një organizatë ndërkombëtare e trafikut të kokainës është shkatërruar pas një superoperacioni të EUROPOL në disa shtete.
Brenda këtij rrjeti ishin edhe shqiptarë, të cilët akuzohen se kanë vepruar si investitorë duke siguruar financat e nevojshme për të paguar prodhuesit për dërgesat e kokainës nga Kolumbia apo Ekuadori, me destinacion brigjet e Europës.
Organizata akuzohet për trafikimin nëpërmjet financimit të 7.2 tonë kokainë që është sekuestruar. Gjithashtu janë kapur edhe 6,5 milionë euro cash, 1,5 mln euro në sende dhe bizhu floriri apo me vlerë, 48 armë dhe makina luksoze.
Grupi përbëhej nga shqiptarë, kolumbianë dhe spanjollë. Tranziti i parë ku zbriste lënda narkotike ishte Spanja, ku më tej shpërndahej në të gjithë Europën dhe me role të ndara, ku shqiptarët bënin edhe financim nga Dubai.
Hetimet nisën që nga viti 2022 dhe përfshinë 3 kontinente. Aksioni u nda në tre faza, teksa u sekuestruan edhe 48 armë zjarri, 53 llogari bankare, 6,5 mln euro cash, mbi 7 tonë drogë, 35 makina, mes të cilave 8 ishin luksoze.
Roja Civile e Spanjës (Guardia Civil), e mbështetur nga Europol, njoftoi sot (24 Janar) se ka çmontuar një rrjet në shkallë të gjerë të trafikut të drogës në një hetim që përfshin Bullgarinë, Kolumbinë, Kosta Rikën dhe Panamanë. Të dyshuarit dyshohet se ishin të përfshirë në marrjen dhe shpërndarjen me shumicë të kokainës në të gjithë BE-në, si dhe në pastrim parash. Goditja u koordinua nga Task Forca Operacionale e Europolit.