“Energjia, tre herë më e lirë se në Greqi”, Rama u përgjigjet komentuesve: E ulëm çmimin me 10.5%/kWh dhe prapë fjala e keqe fluturon

Politikë

Publikuar: 23/01/2025

“Energjia, tre herë më e lirë se në Greqi”, Rama u përgjigjet komentuesve: E ulëm çmimin me 10.5%/kWh dhe prapë fjala e keqe fluturon

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte u është përgjigjur komenteve të ndjekësve në rrjetet sociale në lidhje me energjinë elektrike.

Përmes një video-mesazhi, ai zgjodhi të replikonte me një emigrant shqiptar në Greqi, Krenarin, duke thënë se çmimi i energjisë në Shqipëri është ulur krahasur dhe me vendin ku ai jeton.

Rama ka theksuar se nuk po tallen me çmimin e energjisë, pasi deviza nuk lëviz, dhe kush fiton më pak, do paguaj më pak.

Krenari shkruan nga Greqia dhe qan hallet e shqiptarëve. Ata që kanë shpenzime më të mëdha do paguajnë dhe më shumë se të tjerët.

Falë investimeve të bëra, qasjes sonë të lidhur me zotimin, për t’i bërë njerëzit pjesë e suksesit. Por, prapë fjala e keqe fluturon pa të keq deri në përqeshjen e popullit. Jam i bindur se Krenari nuk e di se sa shtrenjtë është çmimi i energjisë elektrike në Greqi. Krenar, shikojë pak çmimet për kilovat në orë.

Prandaj dhe deviza jonë nuk lëviz, kush fiton më pak, do paguaj më pak. Kush fiton më shumë, do paguaj më shumë, patjetër që do paguaj më shumë”, shprehet Rama.