Skema për ndërtimet pa leje në Shëngjin, roli i ish-drejtorit demokrat të Urbanistikës Sokol Toma, drejtorit të Kadastrës, Këshillit të Qarkut dhe prokurorisë

Krim & Korrupsion

Publikuar: 23/01/2025

Skema për ndërtimet pa leje në Shëngjin, roli i ish-drejtorit demokrat të Urbanistikës Sokol Toma, drejtorit të Kadastrës, Këshillit të Qarkut dhe prokurorisë

Teksa ndërtimet pa leje kanë pushtuar zonën turistike të Shëngjinit nga Rana e Hedhur e deri në Kune, përmes një skeme mafioze duke përdorur ligjin e vjetër, shifra të frikshme parash flitet se paguhen, për të blerë insitucionet shtetërore dhe sistemin e drejtëisë siç është edhe Prokuroria e Lezhës.

Sipas të dhënave të siguara nga “Prapaskena” kostoja për të siguruar mbrotjen e institucioneve për të ndërtuar në Shëngjin ka arritur deri në 600 mijë euro, ku pjesa më e madhe e këtyre parave nën dorë shkojnë në Bashkinë Lezhë, pasi është insitucioni kryesor për të dhënë miratimin e paprakeshmerisë. Më pas vjen Këshilli i Qarkut i drejtuar nga Agron Ivani, i cili prodhon “lejen” duke përdodur ligjin e vjetër, për të vijuar me IKMT, policinë, prokurorinë dhe Agjensinë e Kadastrës e drejtuar nga Altin Gjergji, ku kjo e fundit finalizon të gjithë paligjshmërinë, duke legalizuar objektet për t’i bërë gati për shitje.

Sipas të dhënave të siguruara Agjensia e Kadastrës përdor regjistrat e vjetër për të legalizuar objektet shumë katëshe në zonën turistike të Shëngjinit. Ndërsa koka e përgatitjes së dokumentacionit rezulton të jetë ish-drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Lezhë Sokol Toma, i proceduar dhe dënuar disa herë, por ka arritur t’i shpëtojë burgut përmes blerjes së drejtësisë. Toma është edhe pjesë e dosjes së SPAK për grabitjen e pronave te Rana e Hedhun, bashkë me ish kryebashkiakun Fran Frrokaj, në arrati.

Kjo veprimtari e paligjshme vijon prej gjashtë vitesh dhe këtë e dëshmojnë ndërtimet shumëkateshe që janë ngritur në Shëngjin dhe të tjera që janë në proçes. Mjafton një verifikim dhe hetim i Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit SPAK dhe shumë persona mund të shkojnë pas hekurave, përfshire zyrtarë lokal dhe njerëz të drejtësisë në këtë qytet.