I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës babai i tre fëmijëve

Aktualitet

Publikuar: 22/01/2025

I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës babai i tre fëmijëve

Edison Oruqi është gjetur i mbytur në ujrat e lumit të Shalës, në Koman. Kanë qënë familjaret të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites se sotme dhe kanë berë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.

Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe polumbarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji sepse e kanë të pamundur per shkak të rrjedhës së ujit.

Babai i 3 fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës. Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje.

Dyshohet se personi qe e kishte marrë në punë viktimën, pas pune e kishte lënë Edisonin në një siperfaqe të vogel me rërë dhe jo në destinacion pasi aty nuk arrinte varka.