Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit zhvilloi këtë të martë seancën e radhës mes deputetit të PD-së Gazmend Bardhi dhe ish-drejtorit të policisë në Shkodër, Edmond Sulaj.
Sulaj ka paditur deputetin Bardhi për akuzat e shpifjes, lidhur me deklaratat e këtij të fundit në foltoren kuvendit se ish drejtorin e Policisë Shkodër se ka dalë në përgjimet e Sky Ecc.
Gjatë seancës avokati i Sulajt është shprehur se kërkon dënimin e deputetit për akuzën e shpifjes dhe jo dëmshpërblim.
“Nuk kërkojmë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, por dënimin e të akuzuarit Gazmend Bardhi”, u shpreh avokati.
Seanca e radhës u la për datën 30 janar, në ora 09:00.
Padia ka si objekt deklaratat e bëra nga Bardhi gjatë një interpelance më 12 shtator 2024, ku ai pretendoi se Edmond Sula ishte emëruar nga grupe të strukturuara kriminale dhe u shërbente atyre. Këto deklarata u transmetuan gjerësisht në media dhe sipas mbrojtjes së Sulës, kanë dëmtuar rëndë karrierën e tij 28-vjeçare në polici, si dhe kanë shkaktuar pasoja negative për familjen e tij.
Në seancën e parë, të mbajtur më 13 janar 2025, Edmond Sula ishte i pranishëm, ndërsa Gazment Bardhi u përfaqësua nga avokatët e tij, Marash Logu dhe Ledio Braho. Avokati Logu deklaroi se Bardhi nuk e kishte përmendur personalisht Sulën, por i referohej policisë në përgjithësi.
Nga ana tjetër, mbrojtja e Sulës theksoi se materialet e përmendura nga Bardhi i përkisnin periudhës 2019-2020, tre vite para se Sula të emërohej në detyrën e tij aktuale.
Seanca e sotme pritet të vazhdojë me shqyrtimin e provave dhe dëgjimin e palëve të përfshira në këtë çështje.