Dumani konfirmoi se çështja e njohur si “Toyota Yaris” është ende duke u hetuar. Ai rikujtoi një vendim për ndalimin e publikimeve në lidhje me dosjen në fjalë.
Dumani parlajmëroi personat që do të publikojnë informacione kofidenciale, përfshirë dhe ish-kryeministrin Berisha, se do të ndiqen penalisht nëse e bëjnë.
“Do të ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publimi. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, tha Dumani.
Dumani dha një përshkrim të shkurtër mbi hetimet që u kryen në lidhje me Olsi Ramën. Sipas tij hetimet në lidhje me vëllanë e kryeministrit janë pezulluar pasi nuk janë gjetur prova që të provojnë përfshirjen e tij në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm.
“SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e Olsi Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”,tha Dumani.