Dumani ‘përvëlon’ Berishën: Hetime intensive për 21 Janarin, burg kush publikon të dhëna nga dosja Toyota Yaris

Krim & Korrupsion

Publikuar: 20/01/2025

Dumani ‘përvëlon’ Berishën: Hetime intensive për 21 Janarin, burg kush publikon të dhëna nga dosja Toyota Yaris

Kreu i SPAK Altin Dumani konfirmoi se po kryhen veprime të shumta hetimore sa i takon dosjes së vrasjes së 4 protestuesve para kryeministrisë në protestën e 21 janarit 2011. Në një bashkëbisedim informal me gazetarët, kreu i SPAK tha se hetimet po vijojnë intensivisht dhe pasi të grumbullohen provat do të vijojë dhe përballja. Deklarata e Dumanit erdhi pasi Berisha artikuloi pak më herët në adresë të tij.

Për pyetjen e parë nuk shprehem. Për të dytën, është kompetence e prokurorit të çështjes për të thirrur persona të ndryshëm. Po bëhen veprime te shumta hetimore. Unë personalisht, preferoj që deshmitarët t’i thërras të fundit, pasi të grumbulloj prova, më pëlqen t’i ballafaqoj“, tha Dumani.

Dumani konfirmoi se çështja e njohur si “Toyota Yaris” është ende duke u hetuar. Ai rikujtoi një vendim për ndalimin e publikimeve në lidhje me dosjen në fjalë. Dumani parlajmëroi se personat që do të publikojnë informacione kofidenciale, përfshirë dhe ish-kryeministrin Berisha, do të ndiqen penalisht.

Do të ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publimi. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, tha Dumani.

Dumani dha një përshkrim të shkurtër mbi hetimet që u kryen në lidhje me Olsi Ramën. Sipas tij hetimet në lidhje me vëllanë e kryeministrit janë pezulluar pasi nuk janë gjetur prova që të provojnë përfshirjen e tij në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm.

SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e Olsi Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”, tha Dumani.

Dumani u pyet gjithashtu për hetimet që lidhen me pronat e ushtrisë, por ai u shpreh se për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes, nuk mund të japë detaje.

Hetimet janë në vazhdim dhe detajet nuk mund të ndahen për shkak të konfidencialitetit të procesit. Nuk do të jap asnjë koment për opinione të kryeministrit apo politikanëve të tjerë”, shtoi ai.

Sa i përket aplikacionit Matrix dhe mundësisë për përdorimin nga shtetas shqiptarë, Dumani tha se nuk ka asnjë koment të mëtejshëm për këtë çështje.

SPAK është një nga institucionet më të besueshme, dhe ne jemi angazhuar për të menaxhuar informacionin me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin”, pohoi kreu i SPAK-ut.

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani është shprehur se ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja është shembull i politikanit të arrestuar nga komunikimet në SkyEcc.

Në një takim informal me gazetarët, kreu i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ju garantoj se në mometin që konstatohet një person dhe kemi prova do të marrim vendimet tona”.

Kreu i SPAK Altin Dumani është treguar kriktik me disa institucione, të cilat sipas tij vijojnë që të mos kallëzojnë raste të shkeljeve, pavarësisht apeleve të shumta të bëra nga ana e tij dhe Prokurorisë së Posaçme.