Prapaskena

Krim & Korrupsion

10 vjet gjoba dhe llum, ajka e kombit merr pjesë te ‘synetlliku’ i Anila Bashës

Publikuar: 18/01/2025

Dhjetë vjet gjobëvënie, ndotje, shantazh vulgar dhe llum me një pusetë periferike mediatike të quajtur Newsbomb. Për t’i dhënë një dimesion madhështor moçalit të saj mediatik, Anila Basha ka organizuar një ‘synetllik’ në Pallatin e Brigadave, duke ftuar financues të imponuar, gazetarë, bashkëpunëtorë halli dhe kryeministrin Edi Rama me bashkëshorten Linda Rama, të cilëve u ka çarë menderen prej disa javësh deri ku ka marrë konfirmimin e pjesëmarrjes.

Nuk morën pjesë në ceremoninë groteske katër të domosdoshmit; Baftjar Zeqaj, i cili duhet të japë llogari në SPAK për vjedhjen me fatura të parave publike të Albpetrol me Anila Bashën, Vesho mallisti, mutacioni mediatiko-politik që Basha e shpalli njeriun e vitit në 2023, Aldor Nini, i cili u kthye në objekt sulmesh histerike nga Anila Basha pasi u nda nga mbesa e saj, Sara Basha si dhe Tedi Blushi, Bilushi i Metës, për shkak të agazhimit në ruajtjen e dyqanit të Metës në ish Bllok dhe rrëzimin e Ramës.

Por, nga ana tjetër, nuk mund të mungonte beu i futbollit dhe pulave Armand Duka, i cili zhvat prej vitesh paratë e FSHF-së, duke i dhënë ndonjë kockë edhe Anila Bashës. Prapaskena është sinjalizuar disa herë për vjedhje të frikshme të parave të futbollit me shpenzime fiktive dhe kalim parash në kompanitë e lidhur me kupolën drejtuese. ‘Synetlliku’ i zonjës Basha u nderua edhe nga financuesi i saj, Gjergj Luca, i njohur si ‘hipopotami i drogës’, përfitues i pronave dhe parave publike në këmbim të lëpirjeve ndaj Edi Ramës. Luca financon si Elvi Fundon ashtu edhe Anila Bashën, të cilët shkojnë e kërcejnë dhe hanë supë te menca e Lucës mbi pronat publike në Labinot të Elbasanit.

Nuk mund të mungonte kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, i njohur tashmë si ‘bubi i thithlopës’, të cilin e përdor si çirak Anila Basha për hallet dhe punët e saj. Mori pjesë edhe biznesmeni Samir Mane, i cili është një nga financiesit e Anila Bashës përmes Tirana Bank. Morën pjesë edhe Filip Çakulli, Robert Rakipllari, Ilir Demalia, Armela Imeraj, Florian Seriani, Enton Abilekaj, Grida Duma, Mitro Çela, Enkel Demi etj.



Më të lexuarat