Dritan Shakohoxha: Ligji për Sponsorizimin është përpjekja e FSHF-së për të vjedhur para

Sport

Publikuar: 11/01/2025

Dritan Shakohoxha: Ligji për Sponsorizimin është përpjekja e FSHF-së për të vjedhur para

Ish kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, i ftuar në emisionin “Versus” ka komentuar ccështjen e Ligjit të Sponsorizimit që kërkohet nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shakohoxha e cilëson këtë veprim të Federatës si një arsye më shumë për të vjedhur para nga shteti.

Ndërkohë që sipas tij, institucioni i futbollit shqiptar nuk ka bërë asnjë perpjekje për të prodhuar para.

“Ligji për Sponsorizimin është përpjekja e FSHF-së për të grabitur para. Pse nuk mendojnë kurrë sesi të prodhojnë para, por vetëm për të lypur?!”, u shpreh Shakohoxha.

Më poshtë deklarata e tij e plotë.

https://www.instagram.com/reel/DErzTbtNLsa/?igsh=bGw0d3dheHh3OXgy