Janullatos mbetet në njësinë e kujdesit intensiv pas operacionit, spitali grek: 48 orët e ardhshme janë kritike!

Aktualitet

Publikuar: 10/01/2025

Janullatos mbetet në njësinë e kujdesit intensiv pas operacionit, spitali grek: 48 orët e ardhshme janë kritike!

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ka dalë vetëm pak momente më parë nga një ndërhyrje kirurgjikale dhe është rikthyer në njësinë e kujdesit intensiv.

Ai ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos” të Athinës prej disa ditësh tashmë, ndërsa sot 95-vjeçari iu nënshtrua një operacioni urgjent pas një gjakderdhjeje të brendshme.

Sipas përditësimeve të fundit mbi shëndetin e Janullatos, mësohet se 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike për të.

Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Z. Anastasios iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar në ICU. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”, thuhet në njoftimin e spitalit “Evangelismos”.