Gazetarja zbulon detaje nga brenda qelisë së Metës te 313: Bën meditim dhe joga

Politikë

Publikuar: 08/01/2025

Gazetarja zbulon detaje nga brenda qelisë së Metës te 313: Bën meditim dhe joga

Gazetarja Anduena Llabani ka folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK. 

Ajo tha se Meta u paraqit në SPAK duke kaluar nëpërmjet tunelit që lidh paraburgimin me zyrat ku merren në pyetje të pandehurit, ku u pyet për dy orë e disa minuta.

Llabani ndau gjithashtu detaje nga mënyra se si Meta e përdor qelinë në të cilën ndodhet te 313.

“Ka qenë një seancë e cila është shoqëruar edhe me tone të larta nga ana e zotit Meta, sepse agresiviteti i zotit Meta në raport me akuzat dhe prokurorët e SPAK-ut ka qenë edhe jashtë dyerve të SPAK.

Zoti Meta për dijeninë tuaj dhe dijeninë e publikut, në dy muaj e pak paraburgim bën meditim dhe joga, kështu që është i aftë të menaxhojë situatën. Gjatë qëndrimit në qeli ai bën meditim dhe joga. Bën gjithashtu edhe një vrap të kushtëzuar”, – tha gazetarja në “Now me Erla Mëhillin”.