Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë

Aktualitet

Publikuar: 07/01/2025

Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë

Teksa prej 23 dhjetorit  ish kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është në kërkim pas vendimit që Gjykata e Apelit qe e riktheu në burg, ky i fundit i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs.

Frrokaj i kërkon Gjykatës se Lartë pezullimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit deri në shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Ish zyrtari i lartë i duhet të vuaj 2.8 vite burg për shpërdorim detyre. Shkalla e parë e GJKKO e ka dënuar me 1.4 vite burg por apeli ia dyfishoj. Policia pasi ka marrë në dorë urdhërin e ekzekutimit ka kryer kontrolle por nuk e ka  gjetur në banesë.

Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i komunës Shënkoll bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar  në regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Frrokaj është dënuar me 2 vite burg edhe nga gjykata e Shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet sërish në burg.