Probleme me energjinë elektrike, gjysma e Shqipërisa në terr pa drita

Aktualitet

Publikuar: 05/01/2025

Probleme me energjinë elektrike, gjysma e Shqipërisa në terr pa drita

Disa prej qyteteve të Shqipërisë janë përfshirë nga ndërprerja e energjisë elektrike këtë pasdite, duke lënë në terr pothuaj gjysmën e vendit. 


Për Report Tv u bë me dije se mbetën pa drita qytet si Durrësi, Fieri, Lushnja, Vlora dhe Saranda. 

Nga pamjet e siguruara nga Report tv, shihet se një prej lodrave në qendër të qytetit të Fierit ka mbetur në ajër, pas ndërprejes së energjisë, por fatmirësisht nuk ka njerëz mbi të. 

Sakaq, mësohet se pas 30 minutash energjia u rikthye në qytetin e Durrësit, ndërsa janë ndezur ndriçuesit e rrugëve në Fier. 

Sipas burimeve të informacionit nga OSHEE për gazetaren Marsela Topi, mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.

Ndërsa nga burime zyrtare nga OSHEE Fier mësohët se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-çit. 

Nuk dihet se cili ka qënë shkaku. Grupet e punës janë në terren . Nuk dihet se sa do të zgjasi situata pa enërgji por me percaktimin e defektit do te kalohet furnizimi nga linjat dytësore.