Belo Ezmeri lidhet urgjent me Trump për të marrë masa ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbit që ktheu masën e sigurisë për Berishën

Prapaskena

Publikuar: 04/01/2025

Belo Ezmeri lidhet urgjent me Trump për të marrë masa ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbit që ktheu masën e sigurisë për Berishën

Gazeta Tema

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit ndaj Doktorit, Muli u dëshpërua thellë.

-Është akt i pabesë, i tha Lelos.

Ata ose duhet ta kishin kthyer në arrest shtëpie, ose ta linin të lirë plotësisht.

I kanë ngulur thikë pas shpine PD-së.

-Si mund ta kthenin në arrest shtëpie, pyeti Lelo?

-Po, po, tha Muli. Për PD-në ka qenë një mundësi e shkëlqyer.

Bënim çdo ditë mitingje te rrugica dhe ishim në rregull.

Na quante edhe populli të përsekutuar.

-Epo, tani që është kështu, çfarë të bëjmë, pyeti Lelo?

-Tani jemi të detyruar të bëjmë mitingje qytet më qytet, fshat më fshat, dhe askush nuk na sheh si të përsekutuar.

Është goditje e rëndë!

Muli vazhdoi:

-Kjo tregon se ata janë tmerruar nga ‘Rrugica e Shpresës’ dhe nuk duan ta përsërisim atë.

Kanë kuptuar që ajo ishte fitorja jonë!

Lelo ngriti supet dhe tha:

-Nuk jam shumë i sigurt nëse kjo gjë do na leverdiste, por di të them që Belo duhet të lidhet urgjent me Trumpin dhe t’i shpjegojë situatën.

Nuk mund ta lëmë kështu, pasi demokratëve u kemi thënë që u lirua falë Trumpit.

Si mund të dalë një gjyqtar e të shkelë mbi Trumpin?

Kjo nuk duhet të ndodhë!

-Dakord, tha Muli, do flas me Belon, por kam frikë se Trumpi do jetë i zënë me ceremoninë këto ditë.

-S’ka problem, presim, tha Lelo.

Rëndësi ka që para 11 majit të reagojë.