December 31, 2025 11:17 pm |enprapa enprapa | Aktualitet
Shqipëria ka mirëpritur Vitin e Ri 2026 mes festimeve dhe atmosferës festive në të gjithë vendin. Në Tiranë, qytetarë të shumtë u mblodhën në sheshin ‘Skënderbej’ për të ndjekur koncertet dhe spektaklin e fishekzjarrëve, të cilat shënuan ndërrimin e viteve.
Prapaskena uron të gjithë shqiptarët Gëzuar Vitin e Ri 2026.
test
December 31, 2025 7:30 pm |enprapa enprapa | Botë
Presidenti i Kazakistanit nënshkroi të martën një ligj që ndalon propagandën LGBT dhe të pedofilisë në media, rrjetet e telekomunikacionit dhe platformat online.
Sipas një deklarate në faqen zyrtare të Kassym-Jomart Tokayev, këto norma janë përfshirë gjithashtu në kufizimet ligjore për shpërndarjen e përmbajtjeve të paligjshme, por nuk u specifikua se kur hyn ligji në fuqi.
Projektligji u miratua më herët nga të dyja dhomat e parlamentit të Kazakistanit. Shkeljet e ligjit mund të ndëshkohen me një gjobë prej 144,500 tenge kazake (280 dollarë) dhe ndalim administrativ deri në 10 ditë, shkruan Anadolu Agency.
Rreth një vit e gjysmë më parë, qytetarët e Kazakistanit dorëzuan një peticion ku kërkohej ndalimi i propagandës LGBT në vend.
test
December 31, 2025 7:23 pm |enprapa enprapa | Botë
Viti 2025 u mbyll pa sjellë lehtësimin që shumëkush shpresonte pas një 2024 të lodhshëm në skenën ndërkombëtare.
Përkundrazi, këto dymbëdhjetë muaj shënuan përkeqësim të bashkëpunimit global, rritje të konflikteve dhe një zbehje më të dukshme të rendit botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur Lojërat Olimpike në Paris shërbyen si simbol i bashkëpunimit ndërkombëtar, 2025 ofroi pak arsye për optimizëm.
Shumë nga këto zhvillime pritet të vazhdojnë të ndikojnë politikën globale edhe në vitin 2026.
Përplasja mes Kamboxhias dhe Tajlandës
Në korrik shpërtheu konflikti më i rëndë mes Kamboxhias dhe Tajlandës në dekada, i lidhur me një mosmarrëveshje shekullore kufitare për tempullin Prasat Ta Muen Thom.
Dhjetëra persona u vranë dhe mijëra u zhvendosën. Ndërhyrja e presidentit amerikan Donald Trump çoi në një armëpushim, por marrëveshja u shkel disa herë, duke rritur rrezikun e një konflikti të zgjatur.
Kardinali Robert Prevost zgjidhet Papa Leoni i XIV
Në maj, për herë të parë në histori, Kisha Katolike zgjodhi një papë nga Shtetet e Bashkuara.
Kardinali Robert Prevost, me origjinë nga Chicago dhe me përvojë të gjatë misionare në Peru, mori emrin Leoni i XIV, duke sinjalizuar vëmendje ndaj çështjeve sociale dhe drejtësisë ekonomike.
Përplasja mes Indisë dhe Pakistanit
Tensionet në Kashmir shpërthyen në maj pas një sulmi terrorist vdekjeprurës.
India dhe Pakistani shkëmbyen sulme ajrore dhe raketore për disa ditë, duke sjellë përplasjen më të ashpër në gjysmë shekulli.
Edhe pse u arrit armëpushim, mosmarrëveshjet thelbësore mbeten të pazgjidhura.
Intensifikimi i garës për Inteligjencën Artificiale
SHBA-të dhe Kina forcuan rivalitetin për dominimin në inteligjencën artificiale.
Kina shfaqi kapacitete të avancuara pa u mbështetur në çipat amerikanë, ndërsa Washingtoni luhati mes kufizimeve dhe lehtësimeve në eksportin e teknologjisë, duke ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare dhe ekonominë globale.
Lufta civile shkatërruese në Sudan
Konflikti mes forcave të armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë vazhdoi me pasoja katastrofike: qindra mijëra viktima, mbi 12 milionë të zhvendosur dhe rrezik urie në shkallë kombëtare.
Perspektivat për paqe mbeten të zymta.
SHBA-të ndërmjetësojnë një plan paqeje për Gazën
Pas dy vitesh luftimesh, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim dhe një plan paqeje me tre faza.
Megjithatë, çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës mbeten pika të nxehta, ndërsa paqja afatgjatë duket ende e largët.
Lufta në Ukrainë vazhdon
Në vitin e katërt të luftës, Rusia intensifikoi sulmet ajrore, ndërsa përfitimet territoriale mbetën minimale dhe me kosto të lartë njerëzore.
Ukraina mori mbështetje të konsiderueshme nga Evropa, por presioni për një armëpushim të favorshëm për Moskën u rrit.
Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë objektet bërthamore të Iranit
Në qershor shpërtheu konflikti 12-ditor mes Izraelit dhe Iranit, kulmuar me sulme ajrore amerikane mbi objektet bërthamore iraniane.
Edhe pse u arrit armëpushim, tensionet strategjike mbetën të pazgjidhura.
Kina përdor mineralet e rralla si armë gjeopolitike
Pekini shfrytëzoi dominimin e tij në mineralet e rralla për të ushtruar presion ekonomik ndaj SHBA-ve, duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në balancën e fuqisë globale.
Donald Trump trondit politikën e jashtme amerikane
Presidenti Trump ndryshoi rrënjësisht kursin e politikës së jashtme të SHBA-ve: tërheqje nga marrëveshje ndërkombëtare, tarifa të gjera tregtare dhe riorientim strategjik.
Kritikët thonë se këto veprime shënuan fundin e epokës së “Pax Americana”.
test
December 31, 2025 7:17 pm |enprapa enprapa | Politikë
Kryeministri Edi Rama, në mesazhin e tij të fundvitit, përsëriti arritjet, sipas tij, të qeverisjes socialiste në 3 mandate dhe sfidat e radhës në mandatin e katërt.
“Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare kudo ku jeni. Ja dhe një vit tjetër mbërriti tek dera për të dalë, duke e lënë Shqipërinë më lart se në ditën kur hyri”, shprehet kryeministri.
Rama përmendi investimet në sektorin energjetik, infrastrukturë e fusha të tjera që “e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend që sot aspiron për t’ju bashkuar në vitin 2030 familjes evropiane”.
test
December 31, 2025 6:55 pm |enprapa enprapa | Ekonomi
Euro e mbyll vitin 2025 me një rritje të lehtë ndaj lekut, duke u këmbyer në ditën e fundit të dhjetorit në nivelin e 96.77 lekëve, sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Krahasuar me ditët e fundit të vitit, monedha europiane shënon një forcim modest, por ky zhvillim nuk mjafton për të përmbysur prirjen dominuese të gjithë vitit, gjatë të cilit euro ka qenë nën presion të vazhdueshëm zhvlerësues.
Gjatë 2025-s, euro ka reflektuar një dobësim të ndjeshëm në raport me lekun, i nxitur nga një kombinim faktorësh strukturorë dhe sezonalë. Flukset e larta valutore nga turizmi, remitancat e emigrantëve, investimet e huaja direkte, por edhe ofertat periodike të valutës nga bizneset eksportuese, kanë mbajtur tregun e këmbimit të mbingopur me euro. Në të njëjtën kohë, kërkesa për valutë europiane ka qenë relativisht e kufizuar, duke forcuar më tej pozitat e lekut.
Rritja e fundit e euros në mbyllje të vitit lidhet kryesisht me faktorë teknikë dhe sezonalë, përfshirë rregullimet e portofolave financiare, nevojat për likuiditet në fundvit dhe lëvizjet e zakonshme të tregut ndërbankar. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se kjo rritje nuk përbën një ndryshim të qëndrueshëm të trendit, por më tepër një korrigjim afatshkurtër pas një periudhe të gjatë dobësimi.
Për vitin 2026, pritshmëritë mbeten të kujdesshme. Nëse faktorët që kanë ushqyer forcimin e lekut gjatë 2025-s vijojnë – veçanërisht turizmi, investimet e huaja dhe flukset hyrëse nga jashtë – euro pritet të mbetet nën presion edhe në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Një stabilizim i kursit të këmbimit ose një forcim i lehtë i euros mund të ndodhë vetëm në rast të rritjes së kërkesës për valutë, për shkak të importeve, projekteve të mëdha infrastrukturore apo ndryshimeve në politikën monetare.
Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë pritet të vijojë monitorimin e tregut valutor për të shmangur luhatje të forta, duke ruajtur stabilitetin financiar dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë. Për bizneset dhe konsumatorët, viti 2026 pritet të karakterizohet nga një kurs këmbimi relativisht i qëndrueshëm, por me rreziqe të vazhdueshme nga faktorët e jashtëm dhe zhvillimet në ekonominë europiane.

test
December 31, 2025 6:53 pm |enprapa enprapa | Kryesore, Politikë
Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt deklaroi se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha së shpejti do të ketë probleme me SPAK, lidhur me dosjen e “21 janarit”.
Ai paralajmëroi se PD do të pësojë vetëm rënie.
“Shumë shpejt Berisha do ketë probleme me SPAK, lidhur me 21 janarin dhe kjo nuk është rastësi. Berisha ka lëvizur shpejt sepse Salianji është futur si pykë po për këtë gjë. Ajo që është e dhimbshme, por unë do ta them është që gjithë klasa politike aktuale ëshët e gjitha e Soros. Flas si lidership. Edhe Salianji është Soros.
Këtu ka ardhur një administratë amerikane trumpiste që po ndikon në të gjithë botën nëpërmjet agjendës antisoros. Kjo ka qenë arsyeja që ti do shohësh jo vetëm Salianjin por edhe të tjerë që do fillojnë luftë të brendshme. Berisha nuk ka pasur ndonjë plan këto dy vjet. Nuk ka për të parë më PD ndonjë ngritje, vetëm rënie. Këtë javë Berisha dha një mesazh shumë të rëndësishëm. Tha çdokush që është në këtë parti do marrë lejë te fondacioni Soros për të dalë në TV dhe tha do shkoni te zyra e shtypit të Alfred Leles. Lela është pjesë e fondacionit Soros”, tha Goxhaj.
“Tiku i Soros, skenar me Ramën” – Altin Goxhaj: Në 3 muajt e parë të vitit do përcaktohet fati jonë
Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, nën moderimin e Pranvera Borakajt, deklaroi se viti 2025 ishte viti i konfirmimit të dështimit të klasës politike shqiptare, duke theksuar se ndryshimet globale do të reflektohen edhe në Shqipëri dhe se zgjidhja, sipas tij, nuk vjen nga jashtë, por nga vetë shqiptarët.
Ai theksoi se në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm (2026), shqiptarët duhet të bëjnë “luftë” me klasën politike për të përcaktuar fatin e tyre.
Altin Goxhaj: Në botë ka filluar një ndryshim i madh, po rishkruhen rregullat e lojës në të gjithë planetin dhe ky cunam do jepte dallgët e veta edhe në Shqipëri. Viti 2025 është viti i konfirmimit të të gjitha tezave që kemi hedhur në këtë studio mbi dështimin total të kësaj klase politike dhe përparimin e një agjende antishqiptare të shpopullimit të Shqipërisë. Këtë herë të gjithë u bindën që kjo kishte ndodhur. Ne tani jemi përballë një sfide. Nuk është dritë në fund të tunelit, është dritë brenda vetes. Tuneli është aty i errët, varet vetëm nga ne që ta ndriçojmë. Shqiptarët kujtojnë se do t’ua sjellë Amerika gati zgjidhjen.
Amerika nuk mund të sjellë asnjë zgjidhje kur këtu nuk ka potencial. Shqiptarët duhet të kuptojnë që Soros ka mbaruar punë me këtë vend, i ka krijuar të gjithë mekanizmat dhe tani ne duhet të përballemi me të. Ka parkuar te Kryeministria Adriatik Lapaj, unë i them Tiku i Sorosit, për llogari të Edi Ramës për të kontrolluar çdo parkim proteste. Shqiptarët duhet të shohin brenda vetes dhe të kuptojnë që ky është një moment historik, është stacioni i fundit. Duhet të bëjnë betejë, luftë, përballë kësaj klase politike sepse në këto 3 muajt e tjerë të vitit do të përcaktohet fati ynë nga ne dhe jo nga Amerika. Amerika e bëri të vetën, tani varet nga ne.
test
December 31, 2025 6:48 pm |enprapa enprapa | Kryesore
Nga Mero Baze
Viti që po lëmë pas shënon betejën kulmore të drejtësisë me qeverinë në Shqipëri, një betejë që formalisht i ka hapur llogoret te fronti i korrupsionit, por që lexohet qartë që është një betejë për hapësira pushteti dhe autoriteti në vend.
Beteja, e cila kishte nisur më parë me akuzat ndaj Ahmetajt, Beqajt, Bllakos e disa zyrtarëve të tjerë të lartë, deri në atë kohë shihej si legjitime dhe kryeministri Rama kishte adoptuar një qëndrim të unifikuar, ku zyrtarët dorëhiqeshin dhe vazhdonin vetë betejën me drejtësinë.
Por në fillim të vitit 2025, beteja u bë më dramatike. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në fillim të shkurtit pas padisë së një personi anonim, Anesti Angoni, për një denoncim që nuk është i provuar lidhur me konfliktin e interesit mes Erion Veliajt dhe biznesmenit Gent Sulaj. Sipas Angonit, Veliaj i kishte punësuar gruan zëvendësministre dikur në vitin 2013 dhe kishte marrë tre vila në Qerret.
Deri më sot, SPAK as ka gjetur dot ndonjë vilë të Veliajt nga tre që pretendon anonimi Angoni, as nuk përbën provë fakti që Gentiana Sulaj ka qenë zëvendësministre, pasi zëvendësministrat emërohen nga kryeministri.
E gjitha dukej një proces i nisur nga vetë SPAK, me një kallëzues anonim, që është rasti i parë dhe i vetëm deri tani në drejtësinë e re, siç quhen institucionet e prokurorisë speciale.
Erion Veliaj u arrestua në zyrë pa iu ngritur akuza dhe u izolua në qeli. Ai ende nuk ka filluar gjyqin në themel, edhe pse është në muajin e 11 të burgut, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar të paligjshme përpjekjen për ta shkarkuar atë nga detyra. Praktikisht, ai rezulton një kryetar i zgjedhur, i cili është pezulluar forcërisht nga SPAK, duke u çuar në qeli dhe me çdo kriter të Gjykatës Kushtetuese duhet të kthehet në zyrë deri në shqiptimin e një vendimi që e shpall fajtor.
Sidoqoftë, kjo është beteja e tij e mëtejme deri në Strasburg, gjykatë e cila ka anuluar gjerësisht vendime të SPAK, por që ish-kryetari i SPAK, Dumani, i konsideron vendime të nxituara dhe nën zë me ndërkombëtarët e quan dhe gjykatë të korruptuar.
Arrestimi i Veliajt krijoi dhjetëra teori konspiracioni për shkak të luftës së brendshme në Partinë Socialiste dhe trajtimit gati çnjerëzor në burg nga administrata e burgjeve, e drejtuar nga Ulsi Manja. Atij i janë refuzuar avokatët ndërkombëtarë dhe këtë javë një OPGJ i BKH u ka kërkuar llogari tre eurodeputetëve përse duan ta takojnë Veliajn dhe mbështetet vendimi i tyre në ndonjë rezolutë të BE-së (?!).
E gjitha, në fakt, duket se është një shfryrje personale e dy prokurorëve të çështjes, të cilët, në mungesë të provave për akuzat për të cilat e çuan në qeli, janë lëshuar për gjah të gjejnë akuza të reja, që, siç thotë nëpër takime dhe Dumani, “të mos e shohë më dritën e diellit”.
Pas betejës së SPAK me Veliajn, u pa se më militantët se SPAK ishte dhe vetë GJKKO. Në një seancë gjyqësore paraprake, ajo i kërkoi prokurorisë ta konsiderojë Ilir Beqajn grup kriminal në lidhje me koncesionin e sterilizimit, i cili ka përfunduar me sukses dhe i ka kursyer lekë shtetit shqiptar, si dhe ka përmirësuar ndjeshëm shërbimin kirurgjikal në Shqipëri.
Është e paprecedent se si një gjykatë kërkon një ndëshkim një shkallë më lart se sa prokuroria, dhe GJKKO e ka bërë këtë së paku në tre raste me zyrtarë të lartë, ish-ministra të PS-së. Fakti që Erion Bani, në krye të kësaj gjykate, është I njohur si militant i PD-së, nuk është i mjaftueshëm. Duket se më ka një frymëzim përtej pëlqimeve politike të disa prej atyre gjyqtarëve.
Dhjetëra zyrtarë të PS-së, kryetarë bashkish dhe titullarë institucionesh filluan të vizitojnë SPAK-un me një skenar propagandistik të “gjyqeve popullore”, ku zyra e shtypit e SPAK, para se të shfaqeshin ata në oborr, publikon me titra nëpër ekrane detaje dosjesh, që shpesh herë nuk përfundojnë në gjykatë, por shërbejnë që populli t’u bëjë gjyqin të pandehurëve.
Në shtator, në përpjekje për të ndryshuar situatën në Bashkinë e Tiranës, kryeministri Rama vendosi të shkarkojë Erion Veliajn dhe të shpallë zgjedhje në Tiranë, por Gjykata Kushtetuese e pengoi, duke e konsideruar të paligjshëm shkarkimin e Veliajt nga detyra.
Belinda Balluku, e cila u shfaq e fuqizuar në qeverinë e re të shtatorit, ndërkohë ishte bërë target i prokurorisë. Një dosje e mbushur me komunikime private mes saj dhe një vartësi u kthye në telenovelën më të ndjekur kombëtare, duke shtuar aty dhe fantazinë e Sali Berishës me etiketimet orë e ditore dhe shpikjet e qindra apartamenteve dhe jahteve luksoze, që SPAK as nuk i përgënjeshtron, as i pohon, sipas stilit të “gjyqit popullor”.
Akuza për pabarazi në tendera ndaj ministres bazohet te një kontroll i qartë i saj mbi detyrat e vartësve, që ka të bëjë më shumë me shpërndarjen e punëve te kompanitë e ndërtimit të rrugëve, duke dhënë porosi për disa kompani, që janë të lidhura me PD-në, me gjasë për të eliminuar traditën e eliminimit politik.
Kështu e tillë ishte kompania e drejtuar nga Shtufi, një njeri i afërt i Shkëlzen Berishës, Ram Gecit, një ish-sponsor i PD-së, Bashkim Ulajt, etj., të afërt me PD-në.
Ende nuk ka ndonjë gjurmë apo provë që zonja Balluku të ketë marrë shpërblim financiar për faktin e kontrollit të punës së vartësve, ndërkohë që nuk është autoritet kontraktor që të akuzohet për pabarazi në tendera. Më së paku ka vend për ndikim të paligjshëm, por ndërkohë është nën presionin e masës së arrestit me burg, ndërsa zyrtarët prokurues janë të gjithë nën akuzë.
Në tërësi, kjo betejë duket qartë se SPAK synon të trokasë në zyrën e Edi Ramës.
Dhe rasti më komprometues, në të vërtetë, u shfaq javët e fundit, kur një biznesmen i nëntokës politike, Ergys Agasi, duket se ka përfituar tendera në mënyrë të paligjshme te AKSH dhe ka shërbyer dhe si favorizues apo eliminues i kompanive të tjera.
E shoqëruar kjo me telenovelat e vetë-regjistrimeve të tij, ai bëhet një rast i fortë zhurmues, që mbulon gjithë betejën jakobine të SPAK me pushtetin, pasi, sa herë që t’iu kujtohen çmenduritë e hetimeve apo linçimet personale, ata kanë së fundmi një rast të pastër korrupsioni dhe degradimi të një institucioni zyrtar për shkak të lidhjeve personale.
Dhe duket se nuk do të ndalen këtu. Flitet se Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrit, është nën akuzë penale për një histori të diskutueshme lobimi me një biznesmen, pronar tokash në Vlorë, dikur i afërt i Sali Berishës.
Kjo betejë e paprecedent e SPAK me qeverinë duket se ka vënë nën akuzë çdo zyrtar të lartë të qeverisë, përveç Edi Ramës, natyrisht duke synuar Edi Ramën dhe pushtetin.
Ky i fundit, për herë të parë, ndryshoi kursin dhe retorikën e tij ndaj SPAK, duke i konsideruar këto akte me prapavijë politike dhe duke folur për një gatishmëri për betejë me ta, dhëmb për dhëmb, për çdo rast të ri që t’i hapet.
Kjo betejë ka entuziazmuar opozitën, e cila shpreson se SPAK do ta rrëzojë nga pushteti Edi Ramën për të sjellë ata, që për fat të keq akoma vazhdojnë ta sulmojnë SPAK se “është i Edi Ramës”.
Paranojat që shoqëruan betejën e SPAK me qeverinë i kanë dhënë vrull fantazisë së tyre, duke folur për CIA, FBI, BE, MI6, etj., por të gjitha janë broçkulla shqiptare.
Ajo që është e vërtetë dhe duket qartë është se prokurorët e SPAK testuan dhe provuan se pushteti i tyre është i paprekshëm, se ata nuk japin më llogari askund, para asnjë institucioni në Shqipëri, se gjykatat i kanë vënë nën vete dhe se pushtetin mund ta ndryshojnë me urdhra arresti.
Kjo, e shoqëruar me disa prej tyre dhe me tifozëri politike, i ka bërë ata një pol pushteti të paprekshëm, të pakontrollueshëm, të pafrenuar dhe shpesh herë të pavetdijshëm për kufijtë e pushtetit të drejtësisë me pushtetet e tjera në Republikë.
Dhe kur gjakrat të bien dhe drejtësia të hyjë në shtratin e saj profesional, kjo intifadë ndëshkuese ndaj politikanëve shqiptarë do të mbahet mend gjatë si drejtësi jakobine, si fushata më e keqpëdorur në gjuhën e reformës në drejtësi, kur betejat humben në gjykatat evropiane, atje ku kërkon të anëtarësohet Republika e Shqipërisë.
Deri atëherë, Republika e Prokurorëve do ta ketë bërë Shqipërinë vendin më të zi në botë, me statistika që dhe kur je anëtar i BE-së duhet të përjashtohesh.
Dhe atëherë, kur s’do të kemi emocionet e një beteje në zhvillim e sipër, do të shohim se çfarë i kemi bërë ekonomisë, biznesit, shtypit dhe politikës me Reformën në Drejtësi, firmosur nga 140 deputetët nën presionin e BE dhe SHBA, për të cilën ngritëm dorën si drejtësi evropiane dhe po duartrokitet si drejtësi jakobine.
test
December 31, 2025 5:04 pm |users2023 users2023 | Investigim, Krim & Korrupsion, Kryesore
Endri Meksi, i cili referohet me epitetin ‘Palla’ te dosja SPAK për Belinda Ballukun, rezulton i implikuar edhe në dosjen e SPAK-ut për tenderat korruptivë dhe sekretë të AKSHI-t. Madje, ka informacione sipas të cilave Meksi është në rrethin e dytë të personave, për të cilët SPAK i ka kërkuar GJKKO që të arrestohen si të dyshuar për përfshirje në korrupsion, manipulim të procedurave tenderuese dhe pastrim parash.

Përmes kompanisë së tij të shitjes së kompjuterave MC Networking, me të cilën ka marrë 33 milionë euro tendera nga ARRSH dhe koncensionin e mbikqyrjes së lojërave të fatit kamufluar në emrin e mamit Dhurata Meksi, Endri Meksi ka marrë dhjetëra mijëra euro nga AKSHI përmes tenderave sekretë dhe të dyshuar si korruptivë, të cilët janë pjesë e hetimit të SPAK-ut. Prapaskena sjell sot disa pagesa të AKSHI-t për Endri Meksin në zbatim të kontratave sekrete.


Vetëm gjatë viteve 2020-2025, Endri Meksi, me anë të kompanisë MC Networking nga disa institucione shtetërore ka marrë mbi 12 milionë euro para publike. Disa nga tenderat e përfituar nga Endri Meksi, si nga AKSHi, ashtu edhe nga ARRSH-ja, janë nën hetim nga SPAK pasi dyshohet për korrupsion dhe manipulim procedurash.

Vitet e fundit, Endri Meksi nuk ka përfituar para publike nga AKSHI, por nga dhjetëra ente publike. Kjo duket se është arsyeja se pse krerët e AKSHI-t kanë qenë në fokus të sulmeve nga mediat që kontrollon Endri Meksi. Kemi të bëjmë me një praktikë klasike gjobëvënie.
Endri Meksi në dosjen e Ballukut
Endri Meksi, çuni i Kompetentit të Piramidave Aleksandër Meksit, rezulton pjesë e dosjes 16 mijë faqe të SPAK-ut për zv/kryeministren Belinda Balluku. Çuni i ‘Sudes’ sipas përgjimeve në dosje, përdor median e tij si instrument presioni dhe shantazhi për të përlarë para publike, përmes tenderave me natyrë korruptive. Sipas dosjes voluminoze, Meksi përdor televizionin e tij mediokër MCN herë për lëpirje dhe herë si llastik për të marrë para publike.

Në qershor të vitit 2021, kreu i ARRSH-së Evis Berberi i shkruan Belinda Ballukut se Endri Meksi kishte çuar kamerat e televizionit të tij MCN para godinës së ARRSH-së duke bërë filmime. Zonja Balluku i përgjigjet Berberit, duke i thënë që mos t’a…fare për presionet e Endri Meksit, të cilit i referohet me epitetet ‘pallë’ dhe ‘gjobaxhi’. Sipas Ballukut, Meksi po përdor televizionin e tij për të ushtruar presion me qëllim për të marrë një tender supervizimi nga ARRSH-ja me anë të kompanive të tij, përfshirë MC Networking shpk.

Nga biseda kuptohet se Endri Meksi kërkon në mënyrë të paligjshme të marrë tenderin për supervizimin e një rruge, e cila është ndërtuar nga kompania Geci shpk, me pronar biznesmenin Ramë Geci, i cili gjithashtu rezulton pjesë e dosjes. Geci ka marrë 11 tendera nga ARRSH me vlerë rreth 65 milionë euro.

Referuar bisedave në dosje, Balluku i referohet Meksit me epitete si ‘pallë’, ‘k*rvë’, ‘gjobaxhi’ etj., ndërsa e këshillon Berberin të mos bie pre e presioneve të tij. Teksa Balluku ka refuzuar dhe sfiduar presionet e Meksit për t’u ushqyer me fonde publike, çuni i Komeptentit ka trokitur në zyrën e Ramës.
Meksi në zyrën e Ramës për favore korruptive
Prapaskena ka dëshmi dhe evidenca se Meksi ka arritur të depërtojë në zyrën e Edi Ramës përmes një sekseri, duke i kërkuar tenderat me objekt Qendra e monitorimit të trafikut me vlerë 33 milionë euro, kërkesë e cila është pranuar nga Rama me sa duket në këmbim të lëpirjes mediatike. Dy tenderat Meksi i ka përfituar përmes kompanisë së tij të shitjes së kompjuterave MC Networking, në formë korruptive.
Tenderin e parë me vlerë 21 milionë euro me objekt “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) faza e parë”, për djalin e Kompetentit të Sudes e ka firmosur në prill 2023 pikërisht ish kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, në burg me kërkesë të SPAK për afera me tendera, me disa masa sigurie.

Endri Meksi, përmes kompanisë se shitjes së kompjuterave MC Networking ka përfituar në bashkëpunim edhe tenderin tjetër nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për fazën e dytë të monitorimit të trafikut me vlerë rreth 12 milionë euro, me flamur të kuq korrupsioni, me pazar në tavolinë dhe me ofertë fituese gati sa fondi limit.

Në gjurmët e Vis Berberit, tenderi i dytë është firmosur nga drejtori aktual i ARRSH-së, Gentian Gjyli, i cili është marrë dy herë i pandehur nga SPAK-u, për dosjen e Berberit si dhe së fundmi për Tunelin e Llogarasë.

Në një hark kohor prej dy vitesh, Endri Meksi ka përfituar në bashkëpunim vetëm nga ARRSH dy tendera me vlerë 33 milionë euro. Teksa faktet penale janë evidente, mbetet për t’u parë nëse SPAK do t’a përfshijë çunin e Kompetentit të Sudes në grupin e të pandehurve për tenderat e ARRSH-së.
Koncensioni korruptiv i mbikqyrjes së lojërave të fatit. Pse duhet të hetohet nga SPAK-u?
Ashtu siç fshihet pas faqeve dhe profileve ordinere duke sharë pas ferre ‘miq’, ‘shokë’, ortakë dhe funksionarë publikë për t’u marrë tendera, djali i Kompetentit të Piramidave, Endri Meksi ka vendosur të fshihet pas mamasë, Dhurata Meksi, në zbatimin e skemës monopoliste dhe korruptive për mbikqyrjen e lojërave të fatit në Shqipëri, përmes kompanisë Moligix, të cilën e kontrollon me anë të kompanisë së shitjes së kompjuterave MC Networking.

(Dhurata Meksi)
Arsyet dhe rrethanat se pse koncensioni duhet të jetë objekt hetimi nga SPAK konsistojnë në faktin se shërbimi është përfituar me vendim qeverie me pazar në tavolinë, dy muaj para se të themelohej kompania koncensionare, në shkelje të barazisë në tendera dhe ankandeve publike, me grup fiktiv kompanish, pa plotësuar kriteret, përmes mashtrimit dhe në fshehtësi, në funksion të skemës korruptive dhe me natyrë mafioze për kontrollin e lojërave të fatit pas nxjerrjes jashtë loje nga forca të tjera të Ervis Martinajt, i njohur si ish mbreti i kumarit.

(Montazh, Endri dhe Dhurata Meksi)
Endri Meksi, biri i Kompetetit të Piramidave Aleksandër Meksi, ka vendosur mamanë Dhurata Meksi administratore të mbikqyrjes së kumarit, pikërisht si mburojë në rast veprimi të drejtësisë.
Fakte dhe rrethena
Në qershor 2017, Endri Meksi, përmes kompanisë MC Networking, themelon në bashkëpunim kompaninë Moligix me objekt projektimin, financimin, ndërtimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit Qendror të Monitorimit On-Line (SQMO) të industrisë së lojrave të fatit në Shqipëri etj.

Ndërkohë që në 6 qershor 2017 është themeluar kompania koncensionare Moligix, në 26 prill 2017, Niko Peleshi, asokohe zëvëndëskryeministër, ka firmosur në vend të Edi Ramës koncensionin e mbikqyrjes së lojërave të fatit për grupin e kompanive ATSI spolka akcyjna, Admiral Sportwetten GmbH dhe MC Networking, që të tria të përfaqësuara nga Endri Meksi.

Dy muaj pas fitimit të koncensionit, tre kompanitë, dy nga të cilat shoqëri formale të sajuara nga Meksi në funksion të krijimit fiktiv të grupit të kompanive fituese, kanë themeluar kompaninë Moligix për zbatimin e koncensionit të dyshimtë. Përmes kësaj lëvizje, Meksi ka mundësuar zotërimin e koncensionit me 98 % të aksioneve, pasi ATSI spolka akcyjna dhe Admiral Sportwetten GmbH qëllimisht u tërhoqën, duke pasur vetëm nga 1 % të aksioneve tek kompania Moligix, zbatuese e koncensionit.

Tre vjet më vonë, në korrik 2020, Endri Meksi cakton mamanë Dhurata Meksi administratore të kompanisë Moligix, e cila do të mbikqyrë aktivitetin e lojërave të fatit, për hapjen e të cilave po lobohet dhe janë paracaktuar përfituesit e të paktën 8 licencave.

Kompanitë me të cilat djali i Kompetentit të Piramidave fitoi koncensionin e mbikqyrjes së lojërave të fatit, të cilat tashmë kanë dalë jashtë loje, ATSI spolka akcyjna dhe Admiral Sportwetten GmbH dhe MC Networking, janë shoqëri të sajuara nga e njëjta dorë në qytetin turistik Krakow të Polonisë si dhe në qytetin austriak Wiener Neustadt.
Dy kompanitë rezultojnë që janë përdorur për fasadë për të kopsitur letrat e koncensionit me fitues të paracaktuar. Pasi Dhurata Meksi bëhet administratore e Moligix, 100 % të aksioneve të grupit të kompanive zotëruese të Moligix kalojnë në duart e Endri Meksit, duke u bërë pronar i vetëm i koncensionit, ndonëse dyshohet se edhe vetë djali i Kompetentit është prestanome.

Kompania MGR, të cilës shoqëria Admiral Sportwetten GmbH i shiti 1 % të aksioneve që zotëronte tek Moligix, kontrollohet pikërisht nga Endri Meksi, i cili qëndron gjithashtu pas një rrjeti kompanish me veprimtari të dyshimtë.
20 kompani të dyshimta
Endri Meksi, ortak me Amant Josifin e call centrave dhe përfitues i miliona eurove tenderave publikë me hije korrupsioni, kontrollon rreth 20 kompani, përmes të cilave dyshohet se është përfshirë në vepra të rënda penale si pastrim parash, korrupsion, mashtrim me pasoja të rënda etj.
Pjesë e këtij rrjeti janë; Albcan Albania, MC Networking, Moligix, JOHANITERI, Interweb.al, KONNECT shpk, epay.al, ngn shpk, MCN Shpk, MCN SERVICES Shpk, MEDIUM PR&ADS Sh.p.k, Tema TV, 2 M Ltd, CODELAND Sh.p.k, HDS Sh.p.k, 528Hz Sh.p.k, MGR Sh.p.k, NT TECHNOLOGIES POLAND AKCYJNA, M.POS-Limited etj. Me këto firma, i biri Leka Meksit, dyshohet se qarkullon e pastron paratë që babai i tij u vodhi shqiptarëve në vitet 1992-1996 nëpërmjet Sudes, Xhaferrit, Alimuçajt, Drizës dhe Shemsie Kadrisë të “Gjallicës”.
Krahas kompanive, Kompetentët posedojnë edhe 50 pasuri të paluajshme, me vlerë miliona euro, me burim të dyshimtë. Pasuritë janë në emrin e Aleksandër, Dhurata, Endri dhe Redon Meksi. Ka dyshime gjithashtu se një pjesë e pasurive burojnë nga veprimtaria e Kompetentit Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i hajdutërisë me firmat piramidale, pas shkrumbimit të Shqipërisë në 1997, ku një pjesë e parave të zhvatura u investuan në biznes, troje dhe kulla.
Endri Meksi ortak me Amant Josifin e call centrave
Amant Josifi, kreu i organizatës kriminale ndërkombëtare të mashtrimit ‘Milton Group’ për Shqipërinë, vijon aktualisht aktivitetin kriminal në Dubai, ku është strehuar për t’i shpëtuar arrestimit, si njeriu më i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe spanjolle si arkitekti i ngritjes së rrjetit më të frikshëm të mashtrimit me investimet e parave në bursat online.
Një nga ortakët e Amant Josifit, i cili nuk u prek nga operacioni i SPAK, është pikërisht Endri Meksi. Josifi dhe Meksi janë ortakë në kompaninë e mashtrimit me call centera MCN SERVICES shpk, themeluar në qershor të vitit 2014. Dyshja Meksi-Josifi kanë operuar si ortakë me kompaninë e call centrave për pesë vite.

Në qershor të vitit 2019, Endri Meksi i ka blerë 30 % të aksioneve Amant Josifit, pikërisht kur organet e huaja ligjzbatuese po gjurmonin një nga mashtruesit më të famshëm shqiptar. Meksi është arkitekti i sistemit dhe infrastrukturës kriminale të Amant Josifit, i cili u ka zhvatur përmes mashtrimit qindra milionë euro qytetarëve evropianë.
test
December 31, 2025 4:55 pm |enprapa enprapa | Botë
Gjermania dhe Franca e kanë shtyrë për një kohë të pacaktuar vendimin për programin multi-miliardësh të avionëve luftarakë FCAS, tha të mërkurën një zëdhënës i kancelarisë gjermane.
“Në kundërshtim me planin fillestar, një vendim përfundimtar për vazhdimin e projektit FCAS nuk është marrë ende në fund të vitit”, tha një zëdhënës i paidentifikuar i qeverisë për faqen e internetit të mbrojtjes hartpunkt.
“Arsyeja për këtë ishte agjenda gjithëpërfshirëse gjermano-franceze mbi çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë, e cila ende nuk e ka bërë të mundur adresimin e çështjes së një avioni të përbashkët luftarak në nivelin e presidentit dhe kancelarit. Ne nuk jemi në gjendje të japim një datë të re për një vendim në këtë kohë”, shtoi ai.
FCAS nënkupton “Sistemi i Ardhshëm i Luftimit Ajror” dhe, nëse realizohet, do të jetë projekti më i madh dhe më i shtrenjtë evropian i mbrojtjes.
Përveç Gjermanisë dhe Francës, edhe Spanja dëshiron të marrë pjesë në këtë program.
Sistemi i luftimit ajror është për të fluturuar në bashkëpunim me dronë të paarmatosur dhe të armatosur dhe për këtë arsye është më shumë sesa thjesht një avion luftarak.
Plani është që ai të zëvendësojë Eurofighter duke filluar nga viti 2040.
Vendimi për zbatimin e projektit fillimisht duhej të merrej deri në fund të gushtit, por më pas u shty deri në fund të vitit, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pjesën e projektit që mbahej nga kompanitë Dassault, Airbus dhe Indra.
test
December 31, 2025 4:53 pm |enprapa enprapa | Aktualitet
Nëse ëndërron të fitosh llotarinë, të të rritet rroga apo të gjesh dashurinë e jetës bën mirë të mos i anashkaloni fasulet, rrushin apo mishin e gicit në natën e ndërrimit të viteve.
Viti i Ri është koha kur ne i vemë kapakun disa gjërave dhe hapim dyert për të renë. Në shumë vende të botës, për superticion ose jo, ka një listë me ushqime që shërbejnë si ogur i mirë.
Në Shqipëri nuk kemi një traditë supersticioni për ushqimin, por një rit e kemi. Nëse personi i parë që hyn në shtëpi pas ndërrimit të viteve, është një djalë i vogël, familja do të ketë mbarësi për vitin e ri.
Pavarësisht nëse besoni ose jo, mund të gjeni një ushqim të preferuar në këtë listë ushqimet me fat.
Dhe nëse fati nuk ju troket në derë, të paktën natën e ndërrimit të viteve nuk do ta kaloni me stomakun bosh.
Rrushi
Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrush para mesnatës- një kokërr rrush për çdo muaj.
Kjo traditë daton që në vitin 1909, kur vreshtarët e zonës Alicante ne Spanjë e nisën këtë praktikë pas një viti të bollshëm me rrush.
Çdo kokërr rrushi përfaqëson një muaj, kështu nëse kokrra e tretë përshembull iu rastis e thartë, Marsi mund të jetë një muaj i vështirë.
Për pjesën më të madhe, synimi është që të gjithë kokrrat e rrushit të konsumohen në më pak se 12 sekonda, para se akrepat të shënojnë orën 00.00, por Peruanët këmbëngulin që të konsumohet edhe kokrra e 13-të, që të jenë brenda.
Jeshillëqe për të thirrur paranë
Jeshillëqet, duke përfshirë këtu jo vetëm sallatën jeshile, rukolën por dhe lakrën konsumohen në shumë vende në natën e Vitit të Ri.
Kjo për një arsye të thjeshtë-gjethet e tyre jeshile duken si para të palosura, ndaj dhe janë simbol i prosperitetit ekonomik.
Besohet se sa më shumë jeshillqe të konsumohen aq më i madh do të jetë fati që do ta shoqërojë personin në Vitin e Ri.
Bishtajore
E kush mund ta mendonte që bishtajoret, duke përfshirë këtu fasulet, bizelet dhe thjerrëzat janë gjithashtu simbol i parasë.
Kokrrat e tyre ngjasojnë disi me monedhat dhe kur gatuhen fryhen, duke na dhënë idenë e një rritje financiare.
Mish derri
Zakoni i të ngrënit mish derri në Vitin e Ri bazohet në idenë që derri simbolizon progres.
Mishi i derrit të pjekur shërbehet për Vitin e Ri në Kubë, Spanjë, Portugali, Hungari dhe Austri, ku këta të fundit madje dhe e dekorojnë tavolinën me gicë të bërë me brumë.
Derri gjithashtu konsumohet në Itali dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vlerësohet si ushqimi i mirëqenies.
Peshku
Peshku është një zgjedhje mëse llogjike për natën e ndërrimit të viteve.
Madje thuhet se merluci ka qenë popullor që në mesjetë. Në shumë vende ai krahasohet dhe me gjelin e detit të Krishtlindjeve.
Arsyeja? Shumë kohë para se frigoriferi dhe transporti urban të ekzistonin, merluci mund të rezervohej dhe të transportohej duke bërë të mundur që të shkonte deri në Mesdhe apo akoma më larg në Afrikën Veriore dhe në Karaibe.
Embëlsira të ndryshme
Keku dhe ëmbëlsira të ndryshme janë tipike për festat e fund vitit në të gjithë botën, kryesisht në formë të rrumbullakët ose unaze.
Në disa vende është e traditës që të fshihet një monedhë ose një shënim ku ka një urim.
Në Shqipëri ne nuk kemi ushqim tipik fat-lënës por sipas mjeshtrit të kulinarisë dhe shefit të kuzhinëës Armand Kikino ne kemi një tjetër traditë “kryesisht zona e jugut (Përmeti, Berati etj) që vendosin një lek në mes të mesnikut ose lakrorit dhe kush e gjen i sjell fat dhe duhet që në fund të vitit tjetër ta hedhë në lumë.
Po përveç kekut, në Skoci ashtu si dhe në Shqipëri është tradita e personit të parë që shkel pragun e derës, në mënyrë të veçantë nëse është një djalë i vogël.
test