Palla te dosja Balluku del edhe tek dosja e AKSHI-t, pagesat sekrete për Endri Meksin (dokumentet), aktiviteti kriminal i çunit të ‘Sudes’ nga pastrimi i parave, gjobëvënie, bixhozi tek ortakëria me Amant Josifin

Investigim

Publikuar: 31/12/2025

Palla te dosja Balluku del edhe tek dosja e AKSHI-t, pagesat sekrete për Endri Meksin (dokumentet), aktiviteti kriminal i çunit të ‘Sudes’ nga pastrimi i parave, gjobëvënie, bixhozi tek ortakëria me Amant Josifin

Endri Meksi, i cili referohet me epitetin ‘Palla’ te dosja SPAK për Belinda Ballukun, rezulton i implikuar edhe në dosjen e SPAK-ut për tenderat korruptivë dhe sekretë të AKSHI-t. Madje, ka informacione sipas të cilave Meksi është në rrethin e dytë të personave, për të cilët SPAK i ka kërkuar GJKKO që të arrestohen si të dyshuar për përfshirje në korrupsion, manipulim të procedurave tenderuese dhe pastrim parash.

Përmes kompanisë së tij të shitjes së kompjuterave MC Networking, me të cilën ka marrë 33 milionë euro tendera nga ARRSH dhe koncensionin e mbikqyrjes së lojërave të fatit kamufluar në emrin e mamit Dhurata Meksi, Endri Meksi ka marrë dhjetëra mijëra euro nga AKSHI përmes tenderave sekretë dhe të dyshuar si korruptivë, të cilët janë pjesë e hetimit të SPAK-ut. Prapaskena sjell sot disa pagesa të AKSHI-t për Endri Meksin në zbatim të kontratave sekrete.

Vetëm gjatë viteve 2020-2025, Endri Meksi, me anë të kompanisë MC Networking nga disa institucione shtetërore ka marrë mbi 12 milionë euro para publike. Disa nga tenderat e përfituar nga Endri Meksi, si nga AKSHi, ashtu edhe nga ARRSH-ja, janë nën hetim nga SPAK pasi dyshohet për korrupsion dhe manipulim procedurash.

Vitet e fundit, Endri Meksi nuk ka përfituar para publike nga AKSHI, por nga dhjetëra ente publike. Kjo duket se është arsyeja se pse krerët e AKSHI-t kanë qenë në fokus të sulmeve nga mediat që kontrollon Endri Meksi. Kemi të bëjmë me një praktikë klasike gjobëvënie.

Endri Meksi në dosjen e Ballukut

Endri Meksi, çuni i Kompetentit të Piramidave Aleksandër Meksit, rezulton pjesë e dosjes 16 mijë faqe të SPAK-ut për zv/kryeministren Belinda Balluku. Çuni i ‘Sudes’ sipas përgjimeve në dosje, përdor median e tij si instrument presioni dhe shantazhi për të përlarë para publike, përmes tenderave me natyrë korruptive. Sipas dosjes voluminoze, Meksi përdor televizionin e tij mediokër MCN herë për lëpirje dhe herë si llastik për të marrë para publike.

Në qershor të vitit 2021, kreu i ARRSH-së Evis Berberi i shkruan Belinda Ballukut se Endri Meksi kishte çuar kamerat e televizionit të tij MCN para godinës së ARRSH-së duke bërë filmime. Zonja Balluku i përgjigjet Berberit, duke i thënë që mos t’a…fare për presionet e Endri Meksit, të cilit i referohet me epitetet ‘pallë’ dhe ‘gjobaxhi’. Sipas Ballukut, Meksi po përdor televizionin e tij për të ushtruar presion me qëllim për të marrë një tender supervizimi nga ARRSH-ja me anë të kompanive të tij, përfshirë MC Networking shpk.

Nga biseda kuptohet se Endri Meksi kërkon në mënyrë të paligjshme të marrë tenderin për supervizimin e një rruge, e cila është ndërtuar nga kompania Geci shpk, me pronar biznesmenin Ramë Geci, i cili gjithashtu rezulton pjesë e dosjes. Geci ka marrë 11 tendera nga ARRSH me vlerë rreth 65 milionë euro.

Referuar bisedave në dosje, Balluku i referohet Meksit me epitete si ‘pallë’, ‘k*rvë’, ‘gjobaxhi’ etj., ndërsa e këshillon Berberin të mos bie pre e presioneve të tij. Teksa Balluku ka refuzuar dhe sfiduar presionet e Meksit për t’u ushqyer me fonde publike, çuni i Komeptentit ka trokitur në zyrën e Ramës.

Meksi në zyrën e Ramës për favore korruptive

Prapaskena ka dëshmi dhe evidenca se Meksi ka arritur të depërtojë në zyrën e Edi Ramës përmes një sekseri, duke i kërkuar tenderat me objekt Qendra e monitorimit të trafikut me vlerë 33 milionë euro, kërkesë e cila është pranuar nga Rama me sa duket në këmbim të lëpirjes mediatike. Dy tenderat Meksi i ka përfituar përmes kompanisë së tij të shitjes së kompjuterave MC Networking, në formë korruptive.

Tenderin e parë me vlerë 21 milionë euro me objekt “Qendra e monitorimit të trafikut (200 km) faza e parë”, për djalin e Kompetentit të Sudes e ka firmosur në prill 2023 pikërisht ish kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, në burg me kërkesë të SPAK për afera me tendera, me disa masa sigurie.

Endri Meksi, përmes kompanisë se shitjes së kompjuterave MC Networking ka përfituar në bashkëpunim edhe tenderin tjetër nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për fazën e dytë të monitorimit të trafikut me vlerë rreth 12 milionë euro, me flamur të kuq korrupsioni, me pazar në tavolinë dhe me ofertë fituese gati sa fondi limit.

Në gjurmët e Vis Berberit, tenderi i dytë është firmosur nga drejtori aktual i ARRSH-së, Gentian Gjyli, i cili është marrë dy herë i pandehur nga SPAK-u, për dosjen e Berberit si dhe së fundmi për Tunelin e Llogarasë.

Në një hark kohor prej dy vitesh, Endri Meksi ka përfituar në bashkëpunim vetëm nga ARRSH dy tendera me vlerë 33 milionë euro. Teksa faktet penale janë evidente, mbetet për t’u parë nëse SPAK do t’a përfshijë çunin e Kompetentit të Sudes në grupin e të pandehurve për tenderat e ARRSH-së.

Koncensioni korruptiv i mbikqyrjes së lojërave të fatit. Pse duhet të hetohet nga SPAK-u?

Ashtu siç fshihet pas faqeve dhe profileve ordinere duke sharë pas ferre ‘miq’, ‘shokë’, ortakë dhe funksionarë publikë për t’u marrë tendera, djali i Kompetentit të Piramidave, Endri Meksi ka vendosur të fshihet pas mamasë, Dhurata Meksi, në zbatimin e skemës monopoliste dhe korruptive për mbikqyrjen e lojërave të fatit në Shqipëri, përmes kompanisë Moligix, të cilën e kontrollon me anë të kompanisë së shitjes së kompjuterave MC Networking.

(Dhurata Meksi)

Arsyet dhe rrethanat se pse koncensioni duhet të jetë objekt hetimi nga SPAK konsistojnë në faktin se shërbimi është përfituar me vendim qeverie me pazar në tavolinë, dy muaj para se të themelohej kompania koncensionare, në shkelje të barazisë në tendera dhe ankandeve publike, me grup fiktiv kompanish, pa plotësuar kriteret, përmes mashtrimit dhe në fshehtësi, në funksion të skemës korruptive dhe me natyrë mafioze për kontrollin e lojërave të fatit pas nxjerrjes jashtë loje nga forca të tjera të Ervis Martinajt, i njohur si ish mbreti i kumarit.

(Montazh, Endri dhe Dhurata Meksi)

Endri Meksi, biri i Kompetetit të Piramidave Aleksandër Meksi, ka vendosur mamanë Dhurata Meksi administratore të mbikqyrjes së kumarit, pikërisht si mburojë në rast veprimi të drejtësisë.

Fakte dhe rrethena

Në qershor 2017, Endri Meksi, përmes kompanisë MC Networking, themelon në bashkëpunim kompaninë Moligix me objekt projektimin, financimin, ndërtimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit Qendror të Monitorimit On-Line (SQMO) të industrisë së lojrave të fatit në Shqipëri etj.

Ndërkohë që në 6 qershor 2017 është themeluar kompania koncensionare Moligix, në 26 prill 2017, Niko Peleshi, asokohe zëvëndëskryeministër, ka firmosur në vend të Edi Ramës koncensionin e mbikqyrjes së lojërave të fatit për grupin e kompanive ATSI spolka akcyjnaAdmiral Sportwetten GmbH dhe MC Networking, që të tria të përfaqësuara nga Endri Meksi.

Dy muaj pas fitimit të koncensionit, tre kompanitë, dy nga të cilat shoqëri formale të sajuara nga Meksi në funksion të krijimit fiktiv të grupit të kompanive fituese, kanë themeluar kompaninë Moligix për zbatimin e koncensionit të dyshimtë. Përmes kësaj lëvizje, Meksi ka mundësuar zotërimin e koncensionit me 98 % të aksioneve, pasi ATSI spolka akcyjna dhe Admiral Sportwetten GmbH qëllimisht u tërhoqën, duke pasur vetëm nga 1 % të aksioneve tek kompania Moligix, zbatuese e koncensionit.

Tre vjet më vonë, në korrik 2020, Endri Meksi cakton mamanë Dhurata Meksi administratore të kompanisë Moligix, e cila do të mbikqyrë aktivitetin e lojërave të fatit, për hapjen e të cilave po lobohet dhe janë paracaktuar përfituesit e të paktën 8 licencave.

Kompanitë me të cilat djali i Kompetentit të Piramidave fitoi koncensionin e mbikqyrjes së lojërave të fatit, të cilat tashmë kanë dalë jashtë loje, ATSI spolka akcyjna dhe Admiral Sportwetten GmbH dhe MC Networking, janë shoqëri të sajuara nga e njëjta dorë në qytetin turistik Krakow të Polonisë si dhe në qytetin austriak Wiener Neustadt.

Dy kompanitë rezultojnë që janë përdorur për fasadë për të kopsitur letrat e koncensionit me fitues të paracaktuar. Pasi Dhurata Meksi bëhet administratore e Moligix, 100 % të aksioneve të grupit të kompanive zotëruese të Moligix kalojnë në duart e Endri Meksit, duke u bërë pronar i vetëm i koncensionit, ndonëse dyshohet se edhe vetë djali i Kompetentit është prestanome.

Kompania MGR, të cilës shoqëria Admiral Sportwetten GmbH i shiti 1 % të aksioneve që zotëronte tek Moligix, kontrollohet pikërisht nga Endri Meksi, i cili qëndron gjithashtu pas një rrjeti kompanish me veprimtari të dyshimtë.

20 kompani të dyshimta

Endri Meksi, ortak me Amant Josifin e call centrave dhe përfitues i miliona eurove tenderave publikë me hije korrupsioni, kontrollon rreth 20 kompani, përmes të cilave dyshohet se është përfshirë në vepra të rënda penale si pastrim parash, korrupsion, mashtrim me pasoja të rënda etj.

Pjesë e këtij rrjeti janë; Albcan AlbaniaMC Networking, Moligix, JOHANITERI, Interweb.al, KONNECT shpk, epay.al, ngn shpk, MCN Shpk, MCN SERVICES Shpk, MEDIUM PR&ADS Sh.p.k, Tema TV, 2 M Ltd, CODELAND Sh.p.k, HDS Sh.p.k, 528Hz Sh.p.k, MGR Sh.p.k, NT TECHNOLOGIES POLAND AKCYJNA, M.POS-Limited etj. Me këto firma, i biri Leka Meksit, dyshohet se qarkullon e pastron paratë që babai i tij u vodhi shqiptarëve në vitet 1992-1996 nëpërmjet Sudes, Xhaferrit, Alimuçajt, Drizës dhe Shemsie Kadrisë të “Gjallicës”.

Krahas kompanive, Kompetentët posedojnë edhe 50 pasuri të paluajshme, me vlerë miliona euro, me burim të dyshimtë. Pasuritë janë në emrin e Aleksandër, Dhurata, Endri dhe Redon Meksi. Ka dyshime gjithashtu se një pjesë e pasurive burojnë nga veprimtaria e Kompetentit Aleksandër Meksi, ish-kryeministër i hajdutërisë me firmat piramidale, pas shkrumbimit të Shqipërisë në 1997, ku një pjesë e parave të zhvatura u investuan në biznes, troje dhe kulla.

Endri Meksi ortak me Amant Josifin e call centrave

Amant Josifi, kreu i organizatës kriminale ndërkombëtare të mashtrimit ‘Milton Group’ për Shqipërinë, vijon aktualisht aktivitetin kriminal në Dubai, ku është strehuar për t’i shpëtuar arrestimit, si njeriu më i kërkuar nga drejtësia shqiptare dhe spanjolle si arkitekti i ngritjes së rrjetit më të frikshëm të mashtrimit me investimet e parave në bursat online. 

Një nga ortakët e Amant Josifit, i cili nuk u prek nga operacioni i SPAK, është pikërisht Endri Meksi. Josifi dhe Meksi janë ortakë në kompaninë e mashtrimit me call centera MCN SERVICES shpk, themeluar në qershor të vitit 2014. Dyshja Meksi-Josifi kanë operuar si ortakë me kompaninë e call centrave për pesë vite.

Në qershor të vitit 2019, Endri Meksi i ka blerë 30 % të aksioneve Amant Josifit, pikërisht kur organet e huaja ligjzbatuese po gjurmonin një nga mashtruesit më të famshëm shqiptar. Meksi është arkitekti i sistemit dhe infrastrukturës kriminale të Amant Josifit, i cili u ka zhvatur përmes mashtrimit qindra milionë euro qytetarëve evropianë.