Përlasja e dhunshme mes grupit të Berishës dhe grupit të Bashës në janar 2022 për të kontrolluar selinë e PD, mund të përsëritet në selinë e LSI në ish Bllok. Sipas burimeve, Monika Kryemadhi i ka kërkuar në mënyrë ultimative Tedi Blushit, i njohur si Bilushi i Metës, të mos shfaqet më në selinë e partisë nga 1 janari i vitit 2025. Që kur SPAK arresroi Ilir Metën në mënyrë demostrative për korrupsion dhe pastrim parash, Bilushi i Metës, me porosi të këtij të fundit nga burgu, sillet si pronar i selisë së partisë në ish Bllok.
Në fakt, selia e partisë, një pasuri me vlerë disa milionë euro në ish Bllok është pasuri e përbashkët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, kamufluar në emër të Muharrem Berishës, i dekoruar nga Meta dhe që punonte në Ministrinë e Mjedisit, sa për të marrë një rrogë. Ilir Meta ka caktuar Bilushin si roje të ‘dyqanit’ familjar, i cili nuk ka konsensusin e Monika Kryemadhit. Në vend që të ishte objekt sekustrimi nga SPAK, selia e LSI, me emër të ndryshuar në Partia e Lirisë, tashmë po kthehet në mollë sherri mes grupit të Monika Kryemadhit dhe grupit të Ilir Metës.
Disa ditë më parë, Monika Kryemadhi sinjalizoi largimin nga politika, por shtoi se do të bëjë çdo gjë që të mos kandidojnë njerëzit jo të duhur. “Unë nuk merrem më me politikë, unë do të merrem me sensibilizimin e opinionit publik përsa i përket manipulimit dhe luftës së tretë botërore që është fake news. Se kam ndarë mendjen, s’kam dëshirë për të kandiduar por do bëj çdo gjë që të mos kandidojnë njerëzit jo të duhur”, tha Kryemadhi.