Matrapazët që sulmojnë Erion Veliajn për tendera, leje ndërtimi dhe reklama, interesat e pista që fshihen pas lukunisë në banaqet televizive

Kryesore

Publikuar: 28/12/2024

Matrapazët që sulmojnë Erion Veliajn për tendera, leje ndërtimi dhe reklama, interesat e pista që fshihen pas lukunisë në banaqet televizive

Erion Veliaj përfaqëson pushtetin e dytë më të madh politik pas Edi Ramës. Si i tillë, akuzat dhe sulmet nga grupe interesash dhe dromca opozitare janë të pashmagshme, të cilat duke mos e rrëzuar, mund t’a forcojnë. Lukunia që i është lëshuar Erion Veliajt nëpër banaqe televizive, konferenca dhe portale ndahet në dy kategori. Grupi politik që përfaqësohet nga Sali Berisha, i cili duke mos iu avitur dot Ramës, po sulmon kështjellën e dytë, e cila po shërben si rrufepritëse e Ramës. Grupi i matrapazëve dhe mutacioneve mediatike, të cilët qëndrojnë dhe mbahen mes pushtetit dhe oligarkëve.

Pjesë e grupit të dytë janë Andi Bushati, Baton Haxhiu, Armand Shkullalu, Vesho mallisti, Ola Xama allias Basjola Pandeli, botues të inatosur për tendera, por edhe segmente brenda pushtetit.

Armand Shkullaku, drejtues i disa fushatave elektorale të PD-së, një analist me vila, që shfaqet duke pirë puro me Arben Ahmetajn dhe që ka bërë një reportazh për inceneratorin e Elbasanit, bashkë me Andi Bushatin, një tjetër analist me vila, janë pronar të portalit Lapsi.al.

Dy ditë më parë, Andi Bushati, është ankuar se vëllai i Erion Veliajt, Arbër Valiaj me kompaninë e reklamave Gogel, i ka hequr reklamën në portalin e tij Lapsi. Në kushtet kur vëllai i Veliajt ka ndërprerë pagesat e kompanisë One te Lapsi, Bushati tha se SPAK nuk po e heton siç duhet Veliajn.

Vëllai i Veliajt kontrollon 90% të reklamës që shpërndahet në tregun mediatik. Përshembull unë kam patur reklamë nga ish AMC, ka ardhur vëllai i Veliajt dhe e ka hequr. Ajo që heton SPAK, mos ka rrjedhur ndonjë lek korrupsioni kriminal është, por jo dëshmia e një shteti kriminal që ka kapur mbarë sistemin mediatik. Nuk do të shkoja te llogaritë në Bullgari të vëllait të Veliajt, por te zyrat e ONE. Të kontrollosh mediat përmes reklamës, është të përmbysësh një regjim shoqëror dhe politik“, tha Bushati.

Në banaqet televizive Veliaj sulmohet edhe nga analisti, Baton Haxhiu, i cili është pjesë e dosjes së korrupsionit të Ilir Metës, që paguhet me rrogë 20 mijë euro në muaj nga oligarkët. Baton Haxhiu i ka kërkuar Veliajt para në këmbim të sondazheve të fabrikuara.

Veliaj sulmohet edhe nga gazetarja Ola Xama, me shtëpi te Ambasador 3 i oligarkëve, e cila më herët ka marrë para nga Bashkia Tiranë, qeveria dhe kompania e lidhur me inceneratorët, përmes bashkëshortit të saj. Kur ndaluan pagesat nga paratë publike, nisi të denoncojë ‘korrupsionin’.

Veliaj sulmohet deri në përndjekje edhe nga ish zyrtari i PD-së Elvi Fundo allias Vesho mallisti, pronar i një portali periferik, por me informacione që ia përcjellin segmente të kalbura brenda SPAK, që dalin në dosjet e SkyEcc. Vesho i ka kërkuar Veliajt leje ndërtimi për financuesin e tij Ben Rreli. 

Belind Këlliçi allias Belo Ezmeri, nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie dhe falsifikim dokumentesh ka arsye sa emocionale aq edhe financiare. Veliaj e rrahu Belo Ezmerin vitin e kaluar me 60 mijë vota diferencë. Dhimbja e disfatës së Belos po përdoret nga segmente brenda pushtetit, duke e ndërsyer kundër Veliajt në këmbim të pagesave produkt i aferave korruptive me pronat dhe paratë publike.

Më të diskretituar janë Çim Peka dhe Shkëlzen Berisha, të cilët kanë ndarë bukën me Erion Veliajn, por u duhet të luajnë në teatrin opozitar para demokratëve që hanë bar.