Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është ankuar se vëllai i Erion Veliajt i ka hequr reklamën në portalin e tij Lapsi. Bushati dhe Armand Shkullaku janë pronarë të Lapsit. Në kushtet kur vëllai i Veliajt ka ndërprerë pagesat e kompanisë One te Lapsi, Bushati tha se SPAK nuk po e heton siç duhet Veliajn.
“Vëllai i Veliajt kontrollon 90% të reklamës që shpërndahet në tregun mediatik. Përshembull unë kam patur reklamë nga ish AMC, ka ardhur vëllai i Veliajt dhe e ka hequr. Ajo që heton SPAK, mos ka rrjedhur ndonjë lek korrupsioni kriminal është, por jo dëshmia e një shteti kriminal që ka kapur mbarë sistemin mediatik. Nuk do të shkoja te llogaritë në Bullgari të vëllait të Veliajt, por te zyrat e ONE. Të kontrollosh mediat përmes reklamës, është të përmbysësh një regjim shoqëror dhe politik“, tha Bushati.
Në të njëjtën kohë, në banakun e televizionit të Familjes Berisha, Veliaj sulmohej nga ortaku i Bushatit, Armand Shkullaku, një analist me vila, që shfaqet duke pirë puro me Arben Ahmetajn dhe që ka bërë një reportazh për inceneratorin e Elbasanit. Veliaj sulmohet edhe nga analisti, Baton Haxhiu, pjesë e dosjes së korrupsionit të Ilir Metës, që paguhet me rrogë 20 mijë euro në muaj nga oligarkët dhe që Veliaj i kërkonte para në këmbim të sondazheve të fabrikuara.
Veliaj sulmohet edhe nga gazetarja Ola Xama, e cila më herët ka marrë para nga Bashkia Tiranë, qeveria dhe kompania e lidhur me inceneratorët, përmes bashkëshortit të saj. Veliaj sulmohet edhe nga një gazetare tjetër, e cila del në komunikimet mes personazheve të botës së krimit duke marrë para dhe doza kokaine për burrin e saj. Veliaj sulmohet edhe nga Vesho mallisti, i cili ka kërkuar leje ndërtimi për financuesin e tij Ben Rreli. Veliaj sulmohet edhe nga Belind Këlliçin, të cilin e rrahu me 60 mijë vota diferencë vitin e kaluar.