U dënua për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Aktualitet

Publikuar: 25/12/2024

U dënua për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj

Ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është arratisur. Ai do duhej të kthehej në qeli për të vajtuar dënimin, pasi Apeli i GJKKO ia shtoi në 2 vite e 8 muaj për çështjen e tjetërsimit të 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Frrokaj nuk është gjetur në banesë gjatë kontrolleve që janë bërë për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për kthimin e tij në qeli.

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të Prokurorisë së Posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë. Vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.