Monika Kryemadhi shantazh televizionit të Familjes Berisha që financohet nga kokaina e Bana Kingut të Trifon Muratajt. Pse nuk po publikon dokumentet?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 22/12/2024

Monika Kryemadhi shantazh televizionit të Familjes Berisha që financohet nga kokaina e Bana Kingut të Trifon Muratajt. Pse nuk po publikon dokumentet?

Disa ditë më parë, deputetja Monika Kryemadhi ka shantazhuar indirekt para SPAK-ut televizionin Syri Tv të Familjes Berisha, i cili financohet edhe nga kompania e bananeve Zico (Bana King) e Trifon Muratajt, e akuzuar për trafik sistematik kokaine. Kujtojmë që Syri Tv reklamon edhe Abi Bank, bankë e cila është cilësuar nga Berisha si banka e Edi Ramës në offshore.

Monika Kryemadhi akuzoi Bana King për lidhje me inceneratorët. Sipas saj, Bana King financon më pas ‘mediat e inceneratorëve’ dhe shumica e parave investohen në kulla.

Çuditërisht, që në emërimin e një kryeprokurori të ri në SPAK, në Portin e Durrësit nuk është ndaluar asnjë kg kokainë, kur ndërkohë kalojnë kontenjerë me kokainë. Mendoj se lufta e SPAK-ut nuk është kundër korrupsionit dhe trafikut të drogës, por përkundrazi sot Porti i Durrësit ku kalon kokaina drejton sot edhe SPAK. Në vijim do flasim me dokumente. Po pres të zbardhet edhe evazioni fiskal 189 mln euro të kompanisë së inceneratorëve, ku pjesa kryesore e buxhetit financiar është nga kompanitë e frutave ekzotike, që sjellin banane dhe më pas i kemi të gjitha pastrim parash në ndërtim ku kanë shtëpi edhe prokurorët e SPAK”, tha Kryemadhi, duke iu referuar Bana Kingut të Trifon Muratajt.

Deputetja Kryemadhi parlajmësoi se do të publikonte dokumente për veprimtarinë e Bana King me në krye Trifon Muratajn, i cili disa ditë më parë arriti të blinte edhe gjykatën e Durrësit, duke hequr masën e sigurisë arrest me burg.

Kohë më parë, Sali Berisha u shpreh se televizioni i familjes së tij, Syri Tv, nuk duhet të pranojë reklamë nga kompania e trafikut të kokainës.

Syri bën shumë gabim që pranon reklama nga kjo kompani që është e akuzuar dhe identifikuar për trafik kokaine. Qëndrimi im i prerë është se kjo nuk duhet pranuar dhe ata bëjnë shumë gabim“, tha Berisha.

Shkëlzeni e mori mesazhin dhe e ndërpreu për disa muaj reklamën e Bana Kingut, markë që tashmë indentifikohet me trafikun e kokainës.