Shqipëria e Kosova mbledhin sot dy Kuvendet në Prishtinë

Politikë

Publikuar: 20/12/2024

Shqipëria e Kosova mbledhin sot dy Kuvendet në Prishtinë

Shqipëria dhe Kosova mbledhin sot dy Kuvendet në Prishtinë. 130 deputetë, përfshirë edhe dy kryeministrat Edi Rama e Albin Kurti, do të mblidhen në Kuvendin e Kosovës në orën 11:00.

Objekt i kësaj seance do të jetë për koordinimi i agjendës kombëtare për realizimin e objektivave strategjike.

Më konkretisht, bëhet fjalë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimi euroatlantik i Kosovës, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve dhe rritja e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimi, paqja e siguria në rajon.

I pari që mban fjalën, do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, të cilin e pason kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për të vazhduar më tej me krerët e grupeve parlamentare të dy vendeve. Të fundit që do të flasin do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas ai i Kosovës, Albin Kurti.

Report Tv ka siguruar edhe listën e 56 deputetëve pjesëmarrës nga Shqipëria. Në listën e Partisë Demokratike dallohet se mungon kryetari Sali Berisha, por edhe Lulzim Basha që tashmë i ka ndarë rrugët me partinë që drejtoi më parë.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria dhe Kosova organizojnë një mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve. Për herë të parë dy Kuvendet zhvilluan takim më 27 nëntor 2022, me rastin e 110-Vjetorit të pavarësisë.

Axhenda e seancës së përbashkët plenare të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë
-06:00 Nisja nga Tirana në mënyrë të organizuar me autobuzë nga Kryesia e Kuvendit


-10:30 Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës
-11:00  Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar 
-Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës
-Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës 
-Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë 
-Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë 
-Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës 
-Fatmir Mediu  Anetar i Grupit Parlamentar  Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë
-Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar  Multietnik, Kuvendi i Kosovës
-Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar  të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
-Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë
-Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës 
-Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë
-Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës
-Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
-Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës