“S’je gjëkundi! Nuk të njeh askush”, ministri i Financave përplaset me Bardhin: Keni 2 vite që flini gjumë

Politikë

Publikuar: 19/12/2024

“S’je gjëkundi! Nuk të njeh askush”, ministri i Financave përplaset me Bardhin: Keni 2 vite që flini gjumë

Ministri i Financave, Petrit Malaj është përplasur në Kuvend me kreun e Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë seancës parlamentare.

Replikat erdhën pasi Bardhi u shpreh se ministri Malaj ishte në gjumë ndaj u vonua në seancën plenare.

Petrit Malaj: Zoti Bardhi gjumë jeni mësuar të flini ju se keni vite qe flini gjumë. Nuk bëni opozitën siç duhet ta bëni. Nëse do ti referohesh medias, do të shikosh angazhimin tim që në mëngjes herët se ku ka qenë i angazhuar dhe për çfarë.

Gazment Bardhi: Unë nuk do të përgjigjem për çështjen e gjumit, se kush ishte në gjumë e pa gjithë Shqipëria. Zotrote erdhe në punë sot, duhet të kishe ardhur që në orën 08:00, por erdhe në 12. Shqetësimi që ne ngritëm, nuk ndjekim axhendën, s’je gjëkundi se nuk të njeh askush dhe nuk bën asnjë punë, kjo është e vërteta.