Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa momente nga samiti BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur një ditë më parë në Bruksel.
Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ditën e djeshme u mbështet plani i Shqipërisë dhe KE-së për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.









