“Administrata e Trump nuk do ta heqë ‘non gratën’ për Sali Berishën”, Hila: Boll i gënjyet demokratët

Politikë

Publikuar: 19/12/2024

“Administrata e Trump nuk do ta heqë ‘non gratën’ për Sali Berishën”, Hila: Boll i gënjyet demokratët

Analisti Dritan Hila komentoi qëndrimin e përsëritur të SHBA ndaj figurave non-grata në Shqipëri, duke nënkuptuar edhe një herë tjetër derën e mbyllur ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Analisti Dritan Hila tha në emisionin “Open” në News 24 se PD mendon se është kërthiza e Botës, teksa shtoi se presidenti i ri Donald Trump, nuk ka për të hequr masën non grata të vendosur ndaj Berishës.

Hila tha se dosja e Berishës u hartua në kohën e mandatit të parë të Trump, dhe se Blinken thjesht e shpalli.

“Jemi katund i humbur për SHBA-në…Mendoj se nuk kanë për ta hequr non gratën. Presidenti amerikan nuk ka aq fuqi sa të ndërroje vijën e politikës. Nuk ka për t’iu hequr. Administrata amerikane është një nga administratat më të mëdha në Botë. DASH ka me mijëra punonjës. Dosja e Berishës u hartua në kohën e mandatit të parë të Trump, Blinken thjesht e shpalli”, tha Hila.