Disa ditë më parë, në fund të aktivitetit për prezantimin e platformën “Transparent Albania” kryeministri, Edi Rama nuk i kurseu edhe batutat për ish gruan e analistit Andi Bushati, një kritik fanatik i qeverisë. Rama iu drejtua Avokates së Popullit, Erinda Ballancës si njeriu më i rëndësishëm në sallë, duke e komplimentuar.
“Faleminderit njeriut më të rëndësishëm në këtë sallë, Avokates së Popullit, e cila është e gjitha e veshur me të kuqe dhe na ndihmon që të arrijmë në horizontin tërësisht blu“, tha Rama.
Kur pritej që Bushati të shpërthente kundër qeverisë, befas ka nodhur e kundërta. Bushati ka zbutur gjuhën në raport me kryeministrin Edi Rama. Në analizën e fundit të publikuar në portalin e tij Lapsi.al, Bushati ka shenjëstruar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, për të cilin thotë se karriera e tij politike politike po rrokulliset në mënyrë të pakthyeshme, duke shtuar se drejtësia po përpiqet të mos dëmtojë qeverinë.
Bushati shpreh zhgënjimin se pse Veliaj nuk po ndëshkohet për inceneratorët, edhe pse ortaku i tij Armand Shkullaku është paguar dhe ka bërë një nga reportazhet më të arrira për inceneratorët, ndonëse paratë mund të mos i ketë ndarë me Bushatin.