Policia e Tiranës arrestoi sot katër persona, të cilët akuzohen për shitjen ekstazisë në ish-Bllok. Në pranga përfunduan personazhet e maskuar si gazetarë Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni, Mario Çerra.
Ergis Noka është djali Naim Nokës, pronarit të portalit publik.al.

Bëhet fjalë për një grup kriminal që mbulonte ish Bllokun me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. Zyra ishte pikërisht redaksia e portalit Publik.al, me pronar gazetarin Naim Noka. Praktikisht, zyra e redaksisë së portalit në ish Bllok ishte kthyer në ‘shtëpi bari’.
Policia ka mësyrë në ambientet e zyrës, ku ka gjetur pajisje të shumta të përshtatshme për të ngritur një ‘shtëpi bari’.

Në pamje dallohen pakot prej kartoni, brenda të cilave ishin vendosur kryesisht aspiratorë, llamba, portollamba, kabuj, tuba, rrjet elektrik dhe sende të tjera.
Shumica e tyre ishin futur në pjesën e tualetit të zyrës dhe policia i sekuestroi si prova materiale.
“Gjithashtu gjatë kontrollit të dyqanit (zyrë) të shtetasit (Ergis Noka) po në këtë rrugë, u gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, disa pajisje elektrike të cilat dyshohet se përdoren për kultivimin të lëndës narkotike kanabis”, sqaruan uniformat blu për detajet.

Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.
Policia ia ka kaluar Prokurorisë materialet për veprime të mëtejshme hetimore.