Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Martin Leka: Gjuhë dhune! Nuk çon vota në ‘arkën’ e PD, por e dobëson atë

Politikë

Publikuar: 16/12/2024

Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Martin Leka: Gjuhë dhune! Nuk çon vota në ‘arkën’ e PD, por e dobëson atë

Sali Berisha ka nisur një ‘fushatë’ sulmesh ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. Sa i takon këtyre sulmeve, analisti Martin Leka në një intervistë për Report Tv thotë se kreu i PD duhet të distancohet nga kjo gjuhë dhune dhe force.

Leka shprehet se Berisha nuk mund të ketë gjuhë të ashpër ndaj SPAK që përkrahet nga 80% e shqiptarëve. Leka thotë se një gjuhë e tillë nuk çon vota në arkën e partisë, por e dobëson PD.

Janë sulme nuk nderojnë jo vetëm atë si kryetar partie. Ai ka një konflikt, se është i akuzuar nga SPAK, por sado i akuzuar të jetë, gjuha e ashpër e fortë ndaj një strukture e cila përkrahet nga 80% e shqiptarëve, është njësoj sikur të kesh gjuhë të ashpër kundër shqiptarëve që e përkrahin, gjuhë e papranueshme, e dënueshme dhe ai duhet të bëjë një hap pas në akuza të tilla që i drejtohen kryetarit Dumani, por edhe gjithë SPAK.

Jo thjesht me emra të ndryshuara, por me një gjuhë tipike force dhe dhune. Duhet të marrë fund menjëherë. Jo thjesht nuk i bën nder atij dhe nuk i çon vota në arkën e partisë, por e dobëson PD dhe atë personalisht. Nuk ka atë ardhme dhe fitues do jetë gjithmonë SPAK që përkrahet nga mbi 80% e shqiptarëve”, tha Leka.

Sa i takon deklaratës së Berishës se Blinken bëri grusht shteti ndaj opozitës duke shpallur Dum,anin kampion të antikorrupsionit, Leka e cilëson thjesht një përrallë.

Është një përrallë që nuk e besojnë aq fëmijët e kopshtit dhe jo njerëzit. Të mendosh që DASH, që është fiks tempulli i demokracisë në botë, ka bërë grusht shteti ndaj një parti në një vend si Shqipëria, është tu tregosh përralla për vitin e ri fëmijëve.  

Berisha ka sulmuar këtë strukturë duke bërë bashkë ‘kreun e grupit të strukturës kriminale’ Dumanin me një grup me skenar amerikan Blinken. E kuptoni çfarë intuite fantashkencë duhet të këtë njeriu ta besojë këtë deklaratë.

Akuzat e Berishës vijnë si shkak i faktit që dumani merr më 1 janar edhe kompetencat e KPK dhe KPA, në periudhën e mbetur pas mbarimit të këtyre strukturave. Është në vazhdën e sulmeve të Berishës kundër SPAK, e cila sigurisht ka marrë në dorë të pastrojë politikën shqiptare nga pandëhskueshmëria deri më sot”, vijoi Leka.

Për opozitën thotë se duhet të reformohet, e vetmja rrugë për t’u rikthyer në pushtet.

Prandaj bën fushatë të tillë Rama, ai e ka të sigurt mandatin e 4 dhe opozita për fatin të keq do duhet nëse ka sado pak përgjegjësi morale dhe politike, do duhet të mendojë për shkurtimin e mandatit të 4 që do marrë Rama dhe të mendojë se si të reformojë vetveten në mënyrë që të jetë e aftë të vijë në pushtet të paktën në vitin 2029 me një parti të reformuar dhe vërtetë demokratike dhe gjithashtu me një parti të bashkuar”, përfundoi Leka.