Masakra me ndërtimet pa leje në Shëngjin, kompania “Amfora” shembulli i shkeljes së ligjit me bekimin e insitucioneve

Krim & Korrupsion

Publikuar: 16/12/2024

Masakra me ndërtimet pa leje në Shëngjin, kompania “Amfora” shembulli i shkeljes së ligjit me bekimin e insitucioneve

Teksa “pushtimi” i Shëngjinit nga ndërtimet me leje apo pa leje nuk ka të ndalur, zona e Ranës së Hedhur është ndër më të lakmuarat. Në një hark kohor mjaft të shkurter është mbushur me objkete shumë kateshe, ndërsa një prej oligarkeve të ndërtimit aty është biznesmeni Liman Gjoka.

Përmes kompanisë “Amfora” Liman Gjoka ka ngritur një objekt shumë katesh pranë detit në anën të rruges kryesore, duke zaptuar çdo hapësire publike.

Sipas dokumentave të siguara nga “Prapaskena” projekti nuk është zbatuar sipas lejes së ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lezhë, pasi referuar planit rregullues të asaj kohe në këtë zonë nuk lejohet ndërtimi i objekteve më shumë se 5 kate, ndërsa faktet në terren tregojnë të kunderten.Kompania “Amfora” nuk ka pyetur për shtetin, pasi siç duket ka arritur të joshë insitucionet përgjegjesë siç janë Bashkia Lezhë, IKMT, Policia apo dhe Prokuroria të cilat kanë mbyllur sytë përballë mos zbatimit të ligjit.

Përshkak të problemeve objekti në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka ishte dhe objektiv i sulmeve me lëndë plasese gjatë ndërtimit të tij.Në vitin 2020 ju vendos tritol dy herë në harkun kohor të pak javeve dhe gjithçka lidhej me zaptimin e prones nga kompania “Amfora”, e cila pavarësisht sulmeve ja arriti qëllimit duke e zbatuar planin e saj, pasi objekti 10 katesh ka përfunduar thuajse plotësisht.

Ky ndërtim është dëshmi e asaj çfarë po ndodh në Shëngjin përgjatë pesë viteve të fundit, ku me bekimin e insititucioneve përgjegjësë përfshire Bashkinë Lezhë, IKMT, Policinë dhe orgenat e drejtësisë mund të bësh çfarë të duash, por mjafton të kesh vetem para.

Mjafton një hetim i Prokurorisë Speciale SPAK dhe shumë përsona mund të shkojnë para drejtësisë për këtë dëm që i është bërë dhe vijon ti bëhet zones turistike të Shëngjinit një prej perlave të bregdetit Shqiptar.

Masakra me ndërtimet pa leje

Pesë vite më parë, konkretisht në vitin 2019-të, qeveria shqiptare bllokoi lejet e ndërtimit në Bashkinë Lezhë, ku bën pjesë dhe zona turistike e Shëngjinit, pasi binin ndesh me planin rregullues.

Por çuditerisht, sektori i ndërtimit kryesisht në bregdet, nuk ka ndaluar për asnjë çast përgjatë këtyre 5 viteve.

Dhjetëra ndërtime të reja shumë katëshe janë bërë përgjatë kësaj kohe e të tjera janë në proçes në të gjithë vijen bregdetare nga Kunja e deri në zonen e Ranës së Hedhur.

Sipas të dhënave dhe dokumentantave të siguruara nga Prapaskena, ndërtuesit, në bashkëpunim me autoritetet lokale, kanë përdorur një skeme të frikshme dhe antiligjore për të ndërtuar pa asnjë plan dhe rregull.

Përmes dokumentave të lëshuara nga Këshilli i Qarkut, institucion që drejtohet nga Agron Ivani dhe me firmen e punonjësit të këtij institucioni Ferdinand Ndoj janë lëshuar leje ndërtimi, në një kohë që qarku e ka të ndaluar me ligj një veprimtari të tillë që prej vitit 2009, por në këtë rast ky dikaster ka marrë rolin e kryeministrit duke firmosur leje ndërtimi.

Pjesë e kësaj skeme kriminale janë bërë edhe institucionet e tjera ligjzbatuese siç është Bashkia e Lezhës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i Drejtuar nga Rigels Nicaj, policia lokale dhe prokuroria.

Me bekimin e tyre, janë lejuar të ngrihen godina shumëkateshe në Shëngjin e shumë të tjera janë në proçes, pasi istitucionet përgjegjesë, siç duket, e kanë ndarë “tortën” sëbashku për të lejuar këtë veprimtari skandaloze, ku ndërtimet kanë zaptuar çdo pjesë të bregdetit të Shëngjinit.

Skandali shkon edhe më tej ku, pasi ndërtohet me dokumenta tërësisht të falsifikuara, këto objekte aplikojnë për t’u legalizuar, që aparatmentet të bëhen gati për shitje.

Piku i këtij proçesi arriti gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të vitit 2023 ku lulëzuan shumë ndërtime, pasi të gjithë u vunë në shërbim të partisë në pushtet për të fituar Bashkinë e Lezhës.

Por disa muaj pas fitores së zgjedhjeve, duket se “ujërat” u prishen me disa prej ndërtuesve, ku Bashkia, përmes Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjës së Territorit, iu bllokoi punimet, pasi siç duket nuk i kishin mbushur pritshmeritë në zgjedhje dhe të tjerë u lejuan të veprojnë.

Por çudia më e madhe është se organet e drejtëisë janë bërë palë me këtë masaker që po i bëhet zones turistike të Shëngjinit.

Ndonëse e ka detyrim ligjor të hetojë dhe të vëje para drejtësisë përsonat përgjegjës Prokuroria e Lezhës, vetem iu ka bërë presion ndërtuesve për të ndarë tortën pa kryer asnjë veprim tjetër.

Kjo që ka ndodhur përgjatë këtyre pesë viteve në Shëngjin me ndërtimet dhe vijonë që të ndodhë është ndër krimet më të mëdha që po i bëhet kësaj zone turistike, e ata që po përfitojnë janë një grup oligarkësh ndërtimi dhe zyrtarësh lokalë të korruptuar.

Mjafton një hetim i Prokurorisë së Posaçme “SPAK” dhe shumë përsona mund të shkojnë pas hekurave në lidhje me masakrën e ndërtimeve në Shëngjin.