Burgu 313 në Tiranë është mbipopulluar me hajdutë dhe VIP-a të krimit ekonomik në Shqipëri. Dy nga star-ët e zhvatjes së parave publike janë Ilir Meta dhe Arben Meskuti, ky i fundit një nga kokat e bandës së mikrokrodive, dosjen e të cilit tashmë e ka marrë në dorë SPAK-ut. Meta, i cili qëndron vetëm në qeli dhe Meskuti janë pjesë e një sektori në burgun 313. Ditët e fundit, Meta dhe Meskuti janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, sidomos në ajërosje.
Dyshja e korrupsionit dhe mashtrimit duket se ndan eksperiencat nga aktiviteti i zi jashtë burgut, por ndoshta edhe mendime për situatën politike. Krahas letrave dhe direktivave për Tedi Blushin për të mbrojtur selinë nga Monika dhe mbajtur partinë, Meta ka nisur edhe të krijojë shoqëri në burg. Pas krizave të ditëve të para, Meta ka nisur të ambientohet në burg, ndërsa ka zutur edhe sulmet ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.
Ndërkaq, edhe Arben Meskuti do të vazhdojë të qëndrojë në burg, pas një kërkese për zgjatje afati paraburgimi nga prokurorja Antoneta Sevdari dhe miratimit nga gjyqtarja Gilda Hoxha. Por, një nga dy kokat e skemës së mikrokredive që zhyti në mashtrim të paktën 100 mijë shqiptarë dhe vodhi miliona prej tyre, nuk ka para të paguajë një avokat. Në vendimin që mori gjykata më datë 19 nëntor të këtij viti, Meskuti u “mbrojt” me avokate kryesisht, d.m.th. që e cakton dhe paguan shteti. Meliha Kuka është avokate që rri te gjykata për hallexhinjtë që s’kanë para.