Ishin shpallur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona në Vlorë

Aktualitet

Publikuar: 14/12/2024

Ishin shpallur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje, arrestohen 2 persona në Vlorë

Dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje dhe dhunë në familje janë arrestuar nga policia në Vlorë.

Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gjurmët”.

Si rezultat, u kapën dhe ndaluan shtetasit:

Sh. H., 26 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”;

R. M., 40 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me 2 vite burgim nga e njëjta gjykatë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.