SPAK mësyn bazat e Bajrajve, gjenden armë dhe shuma parash, priten arrestime

Krim & Korrupsion

Publikuar: 12/12/2024

SPAK mësyn bazat e Bajrajve, gjenden armë dhe shuma parash, priten arrestime

Prokuroria e Posaçme po kryen kontrolle në bazat e fisit të Bajrave në Shkodër, kontrolle të cilat vijnë në kuadër të çështjes “Dobraçi” ku humbën jetën katër persona pas atentatit të kryer ndaj Hamza Licit.

Në banesën e Safet Bajrit RENEA ka gjetur rreth 20 mijë euro para cash. 

Raportohet se deri në këtë fazë nuk ka të arrestuar, por janë gjetur materiale të tjera që janë sekuestruar, përfshirë dhe armë që do të ekspertohen nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të mëparshme.

Në një fazë të dytë priten edhe arrestime.