Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndri i Berishës mbetet në “arrest shtëpie”

Aktualitet

Publikuar: 12/12/2024

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit, dhëndri i Berishës mbetet në “arrest shtëpie”

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ndryshe nga rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi kërkesën e Malltezit për të revokuar këtë masë.

Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie” që prej muajit nëntor të vitit të kaluar, pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.