Shpërthim i fuqishëm në Holandë, dyshohet për disa viktima!

Aktualitet

Publikuar: 07/12/2024

Shpërthim i fuqishëm në Holandë, dyshohet për disa viktima!

Një shpërthim ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë, raporton policia.

Shpërthimi shkaktoi shembjen e disa shtëpive në zonën Tarwekamp rreth orës lokale 06:15.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të rreth 20 personave që mendohet se kanë qenë aty në momentin e shpërthimit. Ndërsa 4 të tjerë raportohet se janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë dërguar në spital.

Banorët e lagjes thanë se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe më pas britma. Një grua u shpreh për mediat lokale se mendoi se kishte rënë tërmet.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Por mediat holandeze thonë se policia ësntyë vendosur në kërkim të një automjeti e cila u largua me shpejtësi pak çaste pas incidentit.