Hetimi për ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja, SPAK thërret Adrian Çelën

Politikë

Publikuar: 05/12/2024

Hetimi për ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja, SPAK thërret Adrian Çelën

SPAK thërret ish-kreun e OSHEE Adrian Çela.

Adrian Çela do të pyetet në kuadër të hetimit të SPAK për ish-deputetin e PS-së Jurgis Çyrbja. 

Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje u pyet edhe ish-kryebashkuaku i Durrësit Vangjush Dako.

Çyrbja është arrestuar me akuzën për korrupsion në zgjedhje e nxjerrje sekreti. Emri i tij u vendos në listë të sigurt të kandidatëve për deputetë të PS pas ndikimit nga njerëz të krimit.