Shpërndanin drogë në doza, arrestohet 47 vjeçari në Tiranë, në hetim një tjetër

Aktualitet

Publikuar: 04/12/2024

Shpërndanin drogë në doza, arrestohet 47 vjeçari në Tiranë, në hetim një tjetër

Policia e Tiranës ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Në pranga u vu shtetasi E. M., 47 vjeç, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. Gj., 18 vjeç.

Efektivët kanë pikasur në Kombinat të dyshuarit, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu kanë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. “Bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Kombinatit, shërbimet kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 47 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu proceduan në gjendje të lirë shtetasin G. Gj., 18 vjeç”, bëri me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.