Gazetari Armand Shkullaku tha mbrëmë në banakun e televizionit të Familjes Berisha se SPAK-u nuk ka tope të hetojë korrupsionin në nivele të larta.
Deri diku, Shkullaku ka të drejtë për disa arsye dhe rrethana.
Së pari, ndërsa 95 % të gazetarëve me kredi dhe vështirësi kanë siguruar një apartament modes në Tiranë, në zona larg unazës së vogël, Armand Shkullaku është pronar i një vile luksoze me vlerë rreth 1 milionë euro në Rolling Hills, me burim të dyshimtë.
Së dyti, në emër të Shkullakut rezulton edhe një tjetër vilë në Dhërmi, e cila dyshohet se është ndërtuar me paratë që ka akorduar Bashkimi Evropian për bujqësinë në Shqipëri. SPAK ka hapur një hetim për devijim dhe vjedhjen e fondeve për bujqësinë, por ende nuk kemi persona përgjegjës.
Së treti, Shkullaku ka shkrirë talentin, duke bërë një nga reportazhet më të arrirë, prekës dhe profesionalë për inceneratorin e Elbasanit, sigurisht me pagesë. Kur pagesat u ndërprenë, Shkullaku nisi të shante inceneratorët.
Së pesti, bashkë me Andi Bushatin, Shkullaku paguhet nga disa oligarkë, të cilët kanë përfituar para dhe prona publike përmes procedurave të dyshimta me hije korrupsioni.
Së gjashti, SPAK ka goditur disa emblema të korrupsionit në Shqipëri, si Ilir Metën, Arben Ahmetajn, Sali Berishën etj., të cilëve Shkullaku u ‘freskon topet’.
Së shtati, banaku televiziv nga ku Shkullaku tha se SPAK nuk ka tope të luftojë korrupsionin, është një zgafellë korrupsioni dhe pastrimi parash, dhe si i tillë duhet të ishte objekt veprimi i SPAK-ut.