‘Qytetari dixhital’ tallet sërish me Berishën, e nxjerrë blof për Olsi Danon si në rastin e Dan Hutrës dhe Joe Walsh

Krim & Korrupsion

Publikuar: 02/12/2024

‘Qytetari dixhital’ tallet sërish me Berishën, e nxjerrë blof për Olsi Danon si në rastin e Dan Hutrës dhe Joe Walsh

Sali Berisha vijon të mbetet një ‘atraksion’ i njerëzve të ndryshëm online, të cilët zgjedhin të tallen me mënyrën se si ai e koncepton ‘denoncimin’ për ato që i quan skandale të SPAK dhr qeverisë, duke pasur zero respekt për të vërtetën. Ditën e djeshme, ‘qytetari dixhital’ është tallur sërish me Sali Berishën, duke sajuar një veprim të paqenë, të cilin Berisha e paraqiti si të vërtetë, duke detyruar edhe SPAK-un të dilte me një përgenjeshtrim.

Berisha piblikoi dje një deklaratë ku implikoi prokurorin e SPAK, Ols Dado, si magjistratin që përmendet te përgjimet mes Altin Hajrit dhe ish-deputetit të arrestuar Jurgis Çyrbja, për lirimin e kunatit të Hajrit më 2021, Julian Gjoshit, pas arrestimit me armë “Bereta” pa leje. Qëndrimi i Berishës, duke iu referuar Qytetarit dixhital, erdhi pasi Julian Gjoshi
ekzekutoi ish-mikun e tij Alfred Dedja, në lokal Kështjella në Ndroq të Tiranës, në një konflikt të dyshuar për pazare droge.

Sot Berisha përgënjeshtroi veten, duke thënë se “pasi bëri verifikimet e duhura, si dhe pas deklaratës së SPAK, rezulton se nuk ishte Olsi Dado”. Kjo është hera e parë që Sali Berisha kofirmon sajet dhe mashtrimet e tij, të cilat ia atribuon Qytetarit dixhital.

“…pjesa e parë është mjaft me interes, por edhe e para (i referohet bisedave në SKY ECC mes Altin Hajrit dhe ish-deputetit Jurgis Çyrbja. E dyta flet për Olsin, Olsin…e cila nuk është Dado, (prokurori i SPAK) dhe unë jua them, unë kam bërë verifikimet, pasi përgënjeshtroi SPAK-u dhe nuk është Dado, në këtë rast, në këtë proces nuk rezulton që ai të ketë… (pas një pauze), se cili është Olsi e di Dumani. Ai e fsheh. Një gjë është, si prokuror çështjeje nuk ka qenë Olsi. A ka ndërhyrje të tjera të tij apo s’ka, atë e din, e fshehin. Sidoqoftë një çështje që duhet zbardhur plotësisht, një çështje që tronditi shoqërinë shqiptare. Siç ishte copëtimi në pjesë i një njeri, për të cilin nuk thoshte kush një fjalë (i referohet Jan Prengës). Mbetet pa hetuar, tani iku dëshmitari që e dinte çdo gjë (i referohet të vrarit dje, Alfred Dedja). Kishte qenë menaxher në lokalin e Altin Hajrit”, tha Berisha.

Ndërkaq, një ditë më parë Berisha deklaroi se “Olsi Dado liroi vrasësin nga burgu! Miq, autorin e vrasjes në Ndroq, e liroi nga burgu anëtari i organizatës kriminale, SKAP-i i Partisë Olsi Dado! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Pershendetje Dr Autori i vrasjes se sotme ne Ndroq Julian Gjishi rezulton si personazh ne aplikacionin Sky Ecc ku Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbja diskutonin per lirimin e tij pasi ishte kapur me arme … ku prokurori qe litoj Julian Gjoshin rezulton Ols Dado aktualisht Prokurori i SPAK”.

Në maj 2023, në një konferencë për mediat, Berisha, duke iu referuar ‘qytetarit dixhital’, denoncoi se sipas tij vrasësi i grave Dan Hutra ka mbledhur vota për Rakip Sulin dhe se për nder të tij do t’i vihej emri Dan Hutra një rruge në Kamëz.

Qytetarit dixhital’ i Berishës, pas denoncimit të tij, i shkroi redaksisë së Shqiptarja.com, duke treguar me fakte se si është tallur me Berishën, duke shpikur një histori për rolin e killerit të grave Dan Hutra në humbjen e dhimbshme të Berishës dhe Metës, në Kamëz. Sipas historisë së sajuar, Dan Hutra ka mbledhur vota për Rakip Sulin, ndërsa Rakip Suli, për ndër të tij, kishte menduar që t’i vinte emrin një rruge ‘Dan Hutra’.

Më herët, Berisha pyblikoi një foto gjatë një emisioni televiziv ku pretendonte se ishte Erion Veliaj i cili kishte shkuar në Iran i maskuar e me paruke. Shpejt u zbulua se ky ishte një mashtrim. Personi që Sali Berisha nxori në fotografi dhe deklaroi se ishte Erion Veliaj me paruke, në fakt është kitaristi i grupit të famshëm rock “The Eagles”, Joe Walsh, ndërsa vetë fotografia është shkrepur në vitet 1970.