Spiropali dënon aktet terroriste të shkatërrimit të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepenc, Kosovë

Politikë

Publikuar: 30/11/2024

Spiropali dënon aktet terroriste të shkatërrimit të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepenc, Kosovë

“Aktet terroriste të shkatërrimit të infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë në Kanalin e Ibër-Lepencit, nuk dëmtojnë vetëm shërbimet jetike ndaj qytetarëve të Kosovës, por përpjekjet e popullit dhe institucioneve të Kosovës për siguri, zhvillim, mirëqenie, dialog e paqe, dëmtojnë klimën dhe përpjekjet për mirëkuptim dhe bashkëpunim në rajon. 

Frymëzuesit, shkaktarët dhe fajtorët e këtyre akteve meritojnë ndëshkimin e merituar.


Jemi pranë institucioneve të Kosovës dhe mbështesim përpjekjet për kthimin e normalitetit, garantimin e qetësisë e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe gjithë rajonin.”