Fjalë të rënda: Momentet kur Bledjon Nallbati shpërthen ndaj një efektivi policie

Politikë

Publikuar: 27/11/2024

Fjalë të rënda: Momentet kur Bledjon Nallbati shpërthen ndaj një efektivi policie

Protesta e opozitës pasditen e djeshme nisi me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë, ndërsa nuk mungoi dhe fjalori i pahijshëm i përdorur nga deputetët e PD-së. 

Ka qenë deputeti demokrat Bledjon Nallbati i cili i është drejtuar efektivit të policisë me një fjalor jo i përshtatshëm për një politikan i cili është zgjedhur nga shqiptarët për t’i përfaqësuar në mënyrë dinjitoze dhe qytetare në Parlamentin e Shqipërisë.

Në videon e mëposhtme deputeti demokrat dëgjohet teksa i thotë efektivit: “Hajde këtu po nuk t’ i q*** r***”.

Pa fjalime e pankarta dhe më një numër të paktë pjesëmarrësish, për më shumë se një orë, mosbindja civile qëndroi pa asnjë aksion, duke shfaqur tendencën për të kapur medoemos 3 orë bllokim saç kishin marrë leje në polici.