Oerd Bylykbashi kërcënon punonjësin e Policisë: Kur të merrem unë me ju, nuk ju ikën shejtani. Kaq po të them

Politikë

Publikuar: 26/11/2024

Oerd Bylykbashi kërcënon punonjësin e Policisë: Kur të merrem unë me ju, nuk ju ikën shejtani. Kaq po të them

Protesta e opozitës nisi me tensione dhe përplasje verbale dhe fizike. Një situatë e tillë ndodhi edhe me deputetin e PD, Oerd Bylykbashi, i cili pati një debat me një efektiv civil.

Deputeti demokrat kërkoi që të mos shoqërohen protestuesit, ndërsa efektivi civil i kërkoi që të mos preken punonjësit e policisë.

Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit.

Polici civil: Mos prek punonjësin e policisë.

Bylykbashi: Ose do merremi ne pastaj.

Polici civil: Merru sa të duash.

Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them.