Një nga qytetarët që i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike te “Rruga e Elbasanit”, pranë Xhamisë së Namazgjasë, ka humbur ndjenjat teksa deputetët Xhelal Mziu dhe Flamur Noka përplaseshin fizikisht me policinë.
Është e paqartë dinamika dhe rrethanat në të cilat protestuesi humbi ndjenjat, por shihen pranë tij qytetarë të tjerë që e ndihmojnë të marrë veten, duke i dhënë edhe shishe me ujë.
Sakaq ka mbërritur edhe ambulanca që ka bërë transportimin e tij drejt spitalit.
Me anë të një njoftimi policia e Tiranës bën me dije se ka njoftuar sekretarin e PD-së Flamur Noka se bllokimi i qarkullimit të lirë dhe transportit publik dhe privat përbën vepër penale dhe se organizatorët do të mbajën përgjegjësi administrative dhe penale.
‘Në zbatim të germës “a” të nenit 6 të ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001, “Për Tubimet”, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i ka kthyer përgjigje subjektit politik se organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat.
Gjithashtu, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka bërë me dije Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtuesi i tubimit dhe pjesëmarrësit në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale, në zbatim të germës a, të nenit 24 të ligjit nr.8773, datë 23.04.2001 “Për Tubimet” dhe nenit 293 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.’, njofton DVP Tiranë.
Plani i PD për protestën e 26 nëntorit, pikat e bllokimit dhe deputetët:
1-Bashkia
Degët 7, 9, 10 dhe 14
Deputetë: Edi Paloka, Dhurata Cupi, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Ina Zhupa
2-Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”
Deget 11, Kamëz, Vore, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Kukës
Deputete: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli, Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri, Petrit Doda, Flamur Hoxha, Isuf Cela, Asllan Dogjani
3-“Rruga e Elbasanit”, Ura te Xhamia
Degët 1, 2, 3, 4, Qarku Dibër, Qarku Elbasan, Qarku Korçë
Deputete: Flamur Noka, Jorida Tabaku, Tomorr Alizoti, Xhelal Mziu, Kreshnik Collaku, Edmond Spaho, Sorina Koti, Andrea Mano, Qani Xhafa, Zheni Gjergji, Dashnor Sula
4-“Sheshi Ëillson”
Degët 5, 12, Qarku Fier, Berat, Vlorë
Deputetet: Gazmend Bardhi, Bujar Leskaj Luan Baci, Bledion Nallbati, Lefter Geshtenja, Ilda Dhori, Eralda Bano, Saimir Korreshi,
5-Pallati me Shigjeta
Degët 6, 13, 15, 16 Qarku Lezhë, Qarku Shkodër
Deputetë: Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Lika, Greta Bardeli