Klosi pas takimit me Begaj: Propozuam datën 11 maj për zgjedhjet e 2025, t’i japim kohë emigrantëve

Politikë

Publikuar: 25/11/2024

Klosi pas takimit me Begaj: Propozuam datën 11 maj për zgjedhjet e 2025, t’i japim kohë emigrantëve

Partia Socialiste ka propozuar datën 11 maj, si datë për mbajtën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2025.

Kjo u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, pas konsultimeve që pati me kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Propozuam daten 11 Maj për zgjedhjet. Datën më të fundit në afatin ligjor, për t’i dhënë mundësi procesit përgatitor për votën e diasporës”, tha Klosi në një deklaratë për mediat.