Vrau me armë zjarri shokun pas një sherri në lokal, arrestohet autori i dyshuar në Tropojë

Aktualitet

Publikuar: 24/11/2024

Vrau me armë zjarri shokun pas një sherri në lokal, arrestohet autori i dyshuar në Tropojë

Ka rënë në prangat e policisë së Tropojës, Flordian Mulaj, i cili dy ditë më parë vrau me armë zjarri 43-vjeçarin Artur Dauti.

Autori dhe viktima ishin shokë prej kohësh dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa ishin duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit.

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dy shokët Flori dhe Artur po konsumonin alkool, ndërsa në një moment kanë filluar konfliktin i cili përfundoi në tragjedi. Nuk dihet ende shkaku i sherrit, por dyshohet për motive banale.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në fshatin Dojan. Strukturat operacionale të DVP Kukës dhe ato të Komisariatit të Policisë Tropojë, si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së pandërprerë policore, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit F. M., 33 vjeç, banues në Bajram Curri.

33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj. Shtetasi F. M., dyshohet se më datë 22.11.2024, në fshatin Dojan, vrau me armë zjarri shtetasin A. D., 39 vjeç. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njoftoi policia.