Pse bëheni gjithmonë meme e gatshme? Ja si përgjigjet Lulzim Basha!

Politikë

Publikuar: 21/11/2024

Pse bëheni gjithmonë meme e gatshme? Ja si përgjigjet Lulzim Basha!

Lulzim Basha ishte në një intervistë në ‘Të Pashoq’ Me Edjona Dervishin.

Teksa foli për të gjitha zhvillimet e 3 viteve të fundit në PD, që nga përjashtimi i Berishës, humbja e vulës, ikja e njerëzve të afërt, ambiciet për 2025, komentet për punën e SPAK dhe arrestimet e bujshme, Lulzim Basha nuk i shpëtoi dhe pyetjes së sikletshme.

Gazetarja e pyeti se si qëndron puna e memeve, pasi ai bëhet shpesh objekt i memeve të gatshme, dhe a e sikletos kjo gjë, apo qesh me to.

Basha e komenton për herë të parë këtë fakt, dhe thotë se qesh me to, por i ndodhin krejt natyrshëm.

Megjithatë, ai thekson se këshilltarët e tij e kanë këshilluar që memet ti bëjë pjesë të PR-it, pasi po i rezultojnë të suksesshme.

Jo vetëm më bën për të qeshur, por mendoj se është reklamë falas. Strategët po më këshillojnë të bëj gjithcka për të shtuar numrin e memeve. Nga kjo pikëpamje, aspak nuk më bezdis”, thotë Basha.

Fundja, më mirë të qeshin se sa të qajnë shqiptarët, i thonë kësaj pune.