Atentati me 4 të vrarë në Dobraç të Shkodrës, arrestohen 4 policë në Shkodër!

Aktualitet

Publikuar: 20/11/2024

Atentati me 4 të vrarë në Dobraç të Shkodrës, arrestohen 4 policë në Shkodër!

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar 4 punonjës të policisë Shkodër lidhur me atentatin në Dobraç pasditen e 30 tetorit, ku humbën jetën katër persona.

Pak ditë më parë AMP ka kallëzuar në Prokurori disa prej efektivëve të Policisë së Shkodrës nën akuzën se shpërdoruan detyrën.

Sipas AMP, nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy viktimat, Hamza Lici dhe Arlind Bushati. 

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar  Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj 4 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre “ pasi nuk kanë rrespektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

Inspektor B. K., dhe V.L., përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.  

Inspektor J. S., dhe M.M., përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.

Urdhëri i ndalimit vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., si dhe një person tjeter i paidentifikuar.