‘Erdhëm për të mbjellë flokët!’, tre të huajt mohojnë të kenë lidhje me trafikun e kokainës, ja çfarë deklaruan në GJKKO

Aktualitet

Publikuar: 18/11/2024

‘Erdhëm për të mbjellë flokët!’, tre të huajt mohojnë të kenë lidhje me trafikun e kokainës, ja çfarë deklaruan në GJKKO

Vijon në GJKKO gjyqi për 10 të arrestuarit si anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine. Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës.  Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët.