Gjatë viteve të fundit, Prokuroria dhe SPAK, në bashkëpunim me agjencitë e huaja, kanë ndërmarrë disa operacione për goditjen e rrjeteve kriminale të zhvatjes me call centera, por bosët e vertetë të mashtrimit me call center dhe Forex, duket se nuk janë goditur.
Disa prej tyre e kanë ndërprerë aktivitetin kriminal, por miliona euro që kanë fituar nga ky aktivit kriminal kanë nisur t’i pastrojnë duke i investuar në pasuri të paluajtshme, duke hapur kompani me aktivitet fiktiv dhe forma të tjera të pastrimit të produktit të aktivitetit kriminal. Disa të tjerë, vijojnë aktivitetin kriminal të mashtrimit të qytetarëve evropianë, duke u zbrazur llogaritë bankare, përmes celulave të mashtrimit me baza nëpër Tiranë si; Astir, Komuna e Parisit, Kombinat, si për ironi edhe pranë SPAK-ut, te Zogu i Zi, 21 Dhjetori, Don Bosko etj.
Nëpërmjet qendrave të thirrjeve telefonike të shtrira në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës Lindore, pjestarët e grupeve kriminale u prezantohen viktimave potenciale si operatorë burse dhe ofrohen t’i ndihmojnë që të fitojnë shuma të mëdha parash në një kohë të shkurtër, nëpërmjet investimeve të vogla. Ndryshe nga sa premtojnë, organizatat i mashtrojnë viktimat pasi fiton besimin e tyre nëpërmjet teknikave të inxhinierisë sociale.
Nipi i Arben Malajt, Flladi Malaj konsiderohet si një nga kokat e mashtrimit me Forex në zonën e Kristal Center tek Komuna e Parisit dhe Selitës. Në këtë zona kontrollon një grup prej 100 vetash, të cilët mashtrojnë qytetarët evropianë.
Vëllezërit Xhulio e Flladi Malaj, në janar 2015, krijuan rrjetin e tyre ilegal Call-Center dhe zhvilluan aktivitet me 13 pika në Tiranë, 5 pika në Vlorë e 5 pika në Fier, të pa regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të padeklaruara në Tatime, por të lejuara prej tyre e prej policisë, ngaqë kanë lidhje me kupolën e qeverisë dhe paguajnë ryshfete të majme.
Për të pasur edhe mburojë e justifikim ligjor, dy vëllezërit Xhulio e Flladi Malaj, gjatë vitit 2019 krijuan 6 kompani online për oferta, konsulencë e asistence biznesesh, depozitash e investimesh financiare dhe kontakti brenda e jashtë Shqipërisë, nëpërmjet komunikimit e menaxhimit tregtar, të cilat në fakt ishin e janë rrjet mashtrues Forex.
Rrjeti i kompanive të Malajt nuk kanë bilance, por vetëm përdoren për skemat e mashtrimit dhe pastrim parash.
Policia dhe Tatimet, e dinë që në zonën e Farkë-Selitës në Tiranë, kryen aktivitet mashtrimi me disa salla Call-Center me licencë, por pa bilance tatimore prej 4 vitesh, rrjeti kriminal i 6 firmave të vëllezërve Xhulio e Flladi Malaj, të cilët kanë si bazë lokalin e tyre “Casa Mokador” te Komuna e Parisit në Tiranë.
Italiani Jean Paul Max Maconi, pjesë e rrjetit të Amant Josifit, jo vetëm i ka shpëtuar veprimit të drejtësisë, por falë lidhjeve të forta vijon aktivitetin kriminal në Shqipëri përmes një karteli kompanish, me të cilat kamuflon celulat call centera. Italiani dyshohet se ka lidhje me personazhe të skeduar për mashtrim me pasoja të rënda si David Todua, Rati Tchelidze, Guram Gogeshvili, Joseph Mgeladze, Andrii Kalaus dhe Michael Benimini.
Xhovane Xhabrahimi dhe Jeton Haxhija, pjesë e bandës së Amant Josifit, komandojnë disa call centera në Tiranë, duke zhvatur qytetarët evropianë.
Erindi Pysqyli, edhe pse i goditur nga drejtësia si ortak i ‘legjendës’ Amant Josifi, vijon aktivitetin e mashtrimit, maskuar në forma të ndryshme, bashkë me grupin e tij që përbëhet nga Berlando Saraçaj, Iris Puce, Adrian Korriku, Bora Kamberi, Ndriçim Sula, Arbana Bushaj, Anila Toska, Suela Toska, Gjergj Rebi, Anjeza Josifi, Egla Picari, Albjona Kraja, Pietro Kuqi etj.
Erindi Pysqyli dhe Berlando Saraçaj janë në ortakëri me Fation Topallin, Dorjan Remanica, Gjergji Rebi, Arsel Vrapi, Julian Rebi, Denis Picoka, Egnajt Kondakçiu, Pietro Kuqi, Shkëlzen Sinanaj etj.
Pas goditjes nga SPAK, skema ka vijuar nga anëtarët e grupit, ndërsa mbyllja e kompanive kriminale të demaskuara iu besua Arbana Bushajt, Greta Terziu, Anila Toskës, Egla dhe Anjeza Josifit.
Bëhet fjalë për kartelin kriminal APA-LIAISON shpk, MIZU shpk, Ever PLUS shpk, NOVEM ALBANIA shpk, D&D Management shpk, C.V.S shpk, EBI MEDIA MARKETING shpk, CTA GROUPE shpk, ORI TECH shpk, Prima shpk, IOSS shpk, Odyssey shpk, EUROPE SERVICE GROUP, Spot MT shpk etj.
Vijojnë t’i shpëtojnë ndëshkimit ligjor dyshja e famshme e mashtrimit me Forex, Florian dhe Erald Peti. Dyshja Peti vepron nga Sauku deri te pallatet e Jamarbër Malltezit. Me mbrojtje të fortë shtetërore, Florian dhe Erald Peti kanë siguruar miliona euro nga skemat e mashtrimit me call center. Paratë e aktivitetit kriminal i kanë investuar në pasuri të paluajtshme.
Trafikanti i drogës Shkëlqim Ostreni komandon një call center, më parë me bazë në rrugën “Idriz Guri” në Astir, ku sipas një raporti policor, u ka zhvatur qytetarëve italianë mbi 30 milionë euro.
Endri Noti dhe Gerson Tafa është një tjetër dyshe që po bën kërdinë me call centera në mes të Komunës së Parisit, në një objekt pas “lulishtes”. Kompania e tyre UP Group, me objekt aktiviteti në fushën e menaxhimit dhe marketingut, si dhe në konsulencën dhe trajnimet profesionale, në të vërtetë kryen aktivitetin e vjedhjes me forex mu në mes të Komunës së Parisit.
Tundimit për t’i hyrë aktivitetit kriminal me call center nuk i ka shpëtuar as këngëtari Besmir Metani. I maskuar me nipte të ligjshme dhe bizes në dukje të rregullut, Besmir Metani kontrollon një celulë call center në Kompleksin Mengalem në Ali Dem, pronë e Fatmir Bektashit, ortakut të Jamarbër Malltezit në pastrimin e parave të pista në ndërtim. Ortaku i Besmir Metanit në skemën e zhvatjes së qytetarëve evropainë përmes mashtrimit, është Artan Karoli, një personazh që prezantohet si grafik dizanj, i skeduar për udhëtime të dyshimta në Izrael.
Metani ka lidhje edhe bosët e mashtrimit Mendim Domi dhe Jusel Mici, të arrestuar nga SPAK për zhvatje me vlerë miliona euro.
Arjan Sinanaj ose Arjan Labi siç ka dëshirë të njihet në TikTok është një personazh i çuditshëm që nga një fans i rrjeteve sociale, në të vërtetë është një fans i vjedhjes miliona euro ndaj italianëve duke i mashtruar me investimet nëpër bursa. Për më pak se dy vite aktivitet, ky personazh ka arkëtuar miliona euro të vjedhura, duke i investuar në prona, automjete dhe jetë luksoze. I vendosur diku pranë zonës së “Brrylit” zyra e Arjan Sinanajt ka arritur që nëpërmet një stafi vetëm me vajza, të fusë në xhep mbi 2 milionë euro.
Klaris Bakiasi, pronar dhe administrator i kompanisë MVC Production, ushtron aktivitetin e zhvatjes së qytetarëve evropianë përmes platformave mashtruese.
Klaus Shaqiri, përmes kompanisë “Finantex”, komandon disa celula call centerash në Tiranë, duke qarkulluar miliona euro.
Një tjetër grup i madh dyshohet se është riaktivizuar, ku përfshihen Ardit Topalli, Remilio Muka, Silvio Hysa, Jusel Mici, Emiljano Paja. Mario Sota, Erjon Hoxha, Alma Haruni, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.
Pjesë e bandës së call centerave janë edhe Julian Markaj, Roland Kamberaj, Erik Shehi, Ilir Nuredini, Erlind Prenga, Olsi Poçari, Mirsad Nokiçi, Lorenc Lleshi, Arqile Arshi, Denis Picoka, Shkëlzen Sinanaj, Ardita Trupja, Iris Hysenaj, Fatjon Topalli, Dorjan Remanica, Gjergji Rebi, Arsel Vrapi, Julian Rebi, Petro Kuqi, Egnajt Kondakçiu, Arsel Vrapi.
Një tjetër bandë e zbuluar nga të huajt dhe shërbimet përbëhet nga Ermion Markaj, Patricja Radovani, Donald Toma, Arteo Butsi, Emanuele Jaho, Fiodor Ziu, Olti Ferhataj, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, Mojsi Zuna, Bruno Gjini, Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi, Silvana Veliu, Klodin Memo, Erjon Kasmi, Edri Dyrma, Elona Leka, Xhulian Xhafa, Suada Kurti, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, Alban Sinanaj, Armand Luga, Lorenc Skenderasi, Fjorel Luga, Ismail Mici, Eduart Spasari, Fatmir Qershori, Mariglen Karaj, Elisa Caci, Valbona Abedinaj, Gilberdo Pushani, Frenk Lumi, Desar Bano, Jozef Palushani, Felicia Pop, Armend Haxhiu, Igli Isufaj, Saimir Lita, Gertin Qinami, Bajram Hoxha, Aldo Margjoni, Ergi Ali, Doris Telhallari, Eldjon Lleshi etj.
Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, Ines Muçostepa, dyshohet se është pjesë e skemës së mashtrimit të qytetarëve evropianë, përmes celulave call centera në Tiranë. Muçostepa ka komanduar një ushtri prej 700 vetash në fushën e mashtrimit. Muçostepa njihet si shefja e call centerave intaliane në Tiranë, të cilat kanë nisur të mbyllen dhe të kamuflohen me aktivitete të tjera që pas hetimeve dhe arrestimeve masive, me ndërhyrjen dhe agazhimin e autoriteve gjermane dhe spanjolle.
Lorin Xhelilaj, i njohur për jetën e luksit në Dubai, posedon gjithashtu disa celula call center në Turanë, në emër të njerëzve të besuar, duke zhvatur dhe pastruar miliona euro.
Eldi Xhelilaj është gjithashtu një nga drejtuesit e skemave të vjedhjes me forex në Tiranë, duke pastruar miliona eurove që vinë nga ky aktivitet.
Eno Kepi dhe Bledar Palloshi komandojnë një kartel kompanish si mbylesë për një rrjet call centerash, duke mashtruar qytetarët evropianë.
Florian Sula nga Divjaka, vijon vjedhjen sistematike dhe të sofistikuar me vlerë miliona euro ndaj qytetarëve evropianë, përmes skemës së investimit të rremë në bursa.
Alban Xhepa, i dënuar në Itali për drogë, falsifikim e krime kundër personit, të cili prokuroria i ka sekustruar 6 milionë euro pasuri, ushtron aktivitetin mashtrimit përmes investimeve të rreme në bursa.
Bekim Vranezi është një nga funitorët e grupeve të call centrave, duke u shitur numrat e telefonit dhe llogaritë bankare të qytetarëve evropianë, objekt i skemave të mashtrimit.