Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Milano të Italisë. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas orës 04.00.
Mësohet se shqiptari 32-vjeçar është përfshirë në një konflikt me një bashkatdhetar, dhe në një moment ai ka nxjerrë armën. Shqiptari i ka bllokuar dorën, ndërsa 32-vjeçari që kishte armën është vetplagosur në këmbë. Shqiptari është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.