Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës u shpreh se opozita nuk ka besim te drejtësia. Ai tha se drejtësinë duhet ta bëjë populli.
“Të dashur qytetarë të Tiranës, që qëndroni këtu prej muajsh, në këtë qëndresë heroike kundër simbolit më të urryer të korrupsionit. Përpara kësaj grope skeptike korrupsioni korrupsioni, që vitin e ardhshëm parashikon të vjedhi edhe 500 milion Euro taksat tuaja. Në fakt ky mostër do ta marrë përgjigjen nga ne dhe jo nga Zoti, sepse ne nuk mund të presim që një ordiner dhe një hajdut, ky prindi 2 i Xhorxh Sorrosit në Shqipëri, të tallet me taksat tuaja, ndaj është koha ta tërheqim zvarrë dhe ta varim në shtyllën e turpit, sepse askush nuk mund të ketë më besim te kjo drejtësi, sepse Altin Dumani është një Erjon Veliaj i drejtësisë, tashmë është një Edi Rama në krye të drejtësisë, sepse ai është vendosur aty vetëm në funksion të axhendave politike dhe personale të Edi Ramës, vetëm për të mbështetur hajdutërinë e Erjon Velisë. Asnjë besim tek kjo strukturë, asnjë besim tek kjo drejtësi. Drejtësinë duhet ta bëjmë ne, drejtësinë duhet ta bëjë populli”, tha ai.